E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh se “ndodhemi në një krizë në përkeqësim”. Ai apeloi për të qëndruar të bashkuar, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha krizat. Shefi i qeverisë është shprehur se ky ishte një vit sfidues, sidomos për përhapjen e Covid 19 ku kanë humbur jetën miliona njerëz, ndërkohë ka theksuar dhe zhvillimet më të fundit në disa vende të botës.

“Rendi i ditës është i miratuar dhe i imponuar nga situata. Kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE, duke u ulur këtu dua të them që jemi në një krizë në përkeqësim.

Kjo nuk është një situatë e krijuar nga organizata, sepse ne të gjithë duhet të jemi falenderues për pjesëmarrësit për pjesën e tyre. Vizioni po largohet prej nesh, sepse përçarja po mbizotëron mbi bashkëbisedimin. Duhet të trajtojmë sfidat dhe kërcënimet që përballemi që nga ndryshimi i klimës apo terrorizmi.

Bëj thirrje për një bashkëpunim, por kanë rënë në vend të shurdhët. O e keni për zemër këtë organizatë, ose jo. Ose doni të mbroni demokracinë, ose nuk doni. Organizata jonë është kaq e fortë, sa vullneti për të zbatuar këto parime. Nëse ky vullnet mungon siç po ndodh sot, do e kemi të vështirë të dalim nga krizat.

Shikoni çfarë po ndodh në Bjellorusi, dhe ne ishim zgjidhja e fundit për to, se strukturat e tjera ishin të padobishme. Nuk mund të vazhdojë kështu, duhet të ndryshojmë. Dhe jo më mirë se në hapësirën e OSBE mund të diskutohen gjërat.

Asnjë organizatë më mirë se kjo mund të përballen me sfidat. Ky ka qenë një vit sprovues për organizatën. Pasojat e pandemisë kanë prekur fort të gjitha fushat.

Lexo edhe :   VIDEO/ Vaksinat anti-Covid ruhen me policë
Lexo edhe :   Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nëse s’jemi të bashkuar, nuk i zgjidhim dot gjërat. Mbetet një situatë e papranueshme, le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. Akoma vazhdojnë të humben jetë edhe pas 7 vitesh. Konflikti në Ukrainë është prioriteti ynë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....