E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

“Tubimet politike”/Republikanët padisin Komitetin Teknik në Kushtetuese

Partia Republikane do të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik anti-Covid, për të ndaluar tubimet politike. Partia Republikane e Fatmir Mediut, ka bërë të ditur se e drejta e tubimeve është një nga liritë më themelore të njeriut.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, thuhet se Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Më tej citohet se në prag të fushatës elektorale, kërkohet që të imponohet në shoqërinë shqiptare pamundësia për të zhvilluar aktivitetet politike. Partia Republikane i mëshon fort faktit se shohin një pabarazi në aktivitetin politik, ku pas kësaj pretendojnë se fshihet një qëllim politik.

Deklarata e plotë:

Partia Republilane falenderon me respektin më të madh të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, që po përballen me covid-in. Pandemia është një, po cënon jetët e qytetarëve shqiptarë, është një problem jashëzakonisht i madh, me të cilin duhet të ndeshemi të gjithë si shoqëri, si individ, si institucione shtetërore dhe si politikë.

Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetuta është shkruar për të kufizuar autoritetin dhe abuzimin e qeverisë, dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, liritë e tyre personale, liritë politike dhe liritë fetare. Kushtetuta duhet t`i garantojë ato dhe në momentin e cënimit, në rastet emergjente, duhet të ketë një ndërhyrje në mënyrë proporcionale dhe ajo duhet të garantojë përsëri barazinë përballë ligjit.

Ne  shohim, standart krejt tjetër konkretisht me qeverinë, me Parlamentin, me institucionet e lidhura me qeverinë, duket qartësisht një pabarazi në aktivitetin politik të qeverisë, të instrumentave që ka qeveria, të institucioneve që ka qeveria, të pushtetit qëndror, të pushtetit lokal, të Parlamentit, në raport me opozitën dhe aktivitetin e saj politik.

Në prag të fushatës elektorale, siç është vepruar në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kodit, kërkohet që të imponohet në shoqërinë shqiptare sot, pamundësia për të zhvilluar aktivitet politik.

Rasti me letrën e kryetarit të Kuvendit dhe kthimi i përgjigjes nga zv/ministrja është rasti më flagrant, ku i thotë partive politike që nuk mund të bëni aktivitet politik, dhe nga ana tjetër i thotë kryetarit të Kuvendit, ju mund të zhvilloni sa herë të doni seancë, mjafton që të respektoni disa rregulla.

Pyetja është; Pse Parlamenti dhe kryetari i Parlamentit, apo deputetët, duhet të zbatojnë disa rregulla dhe qytetarët shqiptarë duhet të zbatojnë disa rregulla të tjera?

Si kryetari i Parlamentit, si deputetët, si partitë politike, qytetarët përballë ligjit dhe përballë Kushtetutës janë të barabartë. Pra cënimi duhet të jetë i tillë që duhet të efektojë  në mënyrë të barabartë gjithësecilin.

Mbas kësaj  fshihet një qëllim i padiskutueshëm politik, kërkohet që përveç manipulimit ligjor, kushtetues që i është bërë Kodit Zgjedhor, interferimit të grupeve korruptive dhe kriminale, qartësisht kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën, për të ndërtuar një marrëdhënie, sepse rruga e vetme që ka opozita për t`u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi në çdo skaj të Shqipërisë, me të gjithë qytetarët, për t`i dëgjuar dhe komunikuar me ta, për të ndërtuar një raport shprese dhe besimi, dhe për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti, që është i papranueshëm, si nga BE dhe nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.

Prandaj mendoj që kjo është shumë e rëndësishme që ne t`a çojmë në Gjykatën Kushtetuese.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...