Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, është shprehur se vaksina do të mbërrijë në Shqipëri, në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Ai deklaroi në ‘Real Story’ se fillimisht sasia do jetë e kufizuar. Në lidhje me këtë situatë, një reagim është përcjellë nga themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili hedh thumbin e radhës.
Vaksina anti-Covid e prodhuar nga Kompania e Pfizer dhe BioNTech është miratuar për përdorim masiv në Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), ka aprovuar vaksinën për përdorim masiv dhe se vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë javën e ardhshme.
Por me të marrë këtë informacion, Pipero tha dje se mundësitë janë të mëdha që edhe ne ta kemi vaksinën në të njëjtën kohë. Në kundërpërgjigje, Spahiu shprehet me ironi se në dhjetor do e marrim ne vaksinën e ndërsa në janar Gjermania, në shkurt Italia dhe në mars Austria.
Statusi
Sipas mediave shqiptare, radha e ndarjes vaksinës do jetë:
1- Dhjetor Shqipëria,
2- Janar Gjermania,
3- Shkurt Italia,
4- Mars Austria,
Këta ose kanë rrjedhur, ose mendojnë që populli i ha përrallat e tyre, ose do i prodhojnë vaksinat në Tepelenë.