Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vaksina anti-covid, mjeku Koni: Tratativat mund të dështojnë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Mjeku Koni: Ja dy antiviralët që frenojnë Covid-19

Mjeku i njohur urolog Artan Koni është skeptik për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 nga Shqipëria në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, ashtu siç janë shprehur deri tani nga autoritetet shqiptare. Në rubrikën “Opinion” në ”News24”, Koni tha se procesi për sigurimin e vaksinës po ecën shumë ngadalë, kur duhet të ishin kohë më parë tratativat.

Ndërkohë, ai evidentoi mungesën e infrastrukturës si një tjetër problem serioz dhe që sipas tij nuk ekziston në Shqipëri. Ai tha se dhe vaksina e gripit që ruhet në 2 ose 8 gradë ka 25% firo në rang botëror, por ne nuk mund të lejojmë firo tek vaksina e COVID.

Kjo përkthehet në kosto?

Jo në kosto monetare, në kosto njerëzore. Nuk kemi kushte që të humbasim asnjë vaksinë. Duhet të ngrihet infrastruktura dhe patjetër që duhet të lobojmë dhe duhet të ishte mbyllur kjo që të marrim vaksinën më shpejt se ta sigurojë COVAX.

Pse jeni skeptikë për mbërritjen në Shqipëri të vaksinës?

Sepse shoh që po ecin me ritme shumë të ngadalta. Sot dëgjova një nga ekspertët që tha po shohim mundësi të tjera përveç COVAX. I bie tani ka filluar tratativat për të marrë vaksinën më shpejt se COVAX. Këto tratativa duheshin bërë shumë kohë më parë. Përpara se të bëhen tratativat duhet të ngrihet infrastruktuura.

Ne nuk i kemi?

Patjetër që ne nuk i kemi. Nuk i kishte as Greqia. Në fillim ngriti infrastrukturën që në çastin që të vijë vaksina të mos shkojë dëm. Duhet të kemi infrastrukturë për ta mbajtur dhe shpërndarë. Bëhet fjalë dhe tek vetë ambientet ku do vaksinohen. Është problem dhe në Gjermani, ku kishin vështirësi për të siguruar ambiente të mëdha ku do vaksinohet populli.

Pse?

Imagjinoni që vjen pacienti për vaksinim. Nxirret vaksina, pritet deri sa të shkrijë dhe më pas i bëhet pacientit dhe pas vaksinimit duhet të presë të monitorohet. Duhet ekip mjekësor. Do jenë 200 pacientë që do presin. Duan kushte, hapësirë fizike për distancën. Edhe vetë ambientet fizike duan një infrastrukturë. Mendohet që pikat e vaksinimit të mos jetë një por disa. Shumë.

Por mund të jenë krijuar kushtet dhe ne nuk e dimë?

Në qoftë se do ishin bërë do i kishim parë për të treguar që po bëjmë diçka.

Vendet që po i sigurojnë vaksinat, nuk mendoni se do na e sigurojnë dhe ne sipas kushteve?

Transportin deri në Durrës ta sigurojnë. Por më pas nuk mund ta sigurojnë. Nuk mund të vijë Pfizer në Shqipëri dhe të sigurojë dhe infrastrukturën. Ai të siguron vaksinën.

Kur vjen një vaksinë në një shtet vjen me frigoriferë të stërmëdhenj dhe më pas duhen shpërndarë në disa zona, siç bëhet me vaksinat normale, me vaksinat e gripit.

Për vaksinën e gripit ruhet në 2 ose 8 gradë megjithatë kemi 25% firo në rang botëror. Nga këto problemet e vogla të depozitimit dhe transportimit të vaksinës. Dhe aty nuk është asgjë perfekt. Sa do jetë firo tek COVID, patjetër që do jetë shumë më e madhe.

Kjo përkthehet në kosto?

Jo në kosto monetare, në kosto njerëzore. Nuk kemi kushte që të humbasim asnjë vaksinë. Duhet të ngrihet infrastruktura dhe patjetër që duhet të lobojmë dhe duhet të ishte mbyllur kjo që të marrim vaksinën më shpejt se ta sigurojë COVAX.

Pse nuk u përgatit?

Me çfarë kuptoj unë besoj nuk i është dhënë rëndësia e duhur ose është besuar më shumë seç duhet tek COVAX, është shumë më i lirë. Është më e lirë për shtetin të marrë vaksina nga COVAX se të shkojë tek Pfizer, Moderna, Astrazeneca. COVAX-i ka atë mangësinë që të vjen shumë më vonë se vendet e tjera.

Besoni se do arrijë në 3 muajt e parë?

E shoh të vështirë, shpresoj që po. Deklaratat që do vijnë në periudhën janar-mars më duken pak ambigue. Çfarë do të thotë periudha janar-mars? Mund të thonë do vinë në 10 shkurt. Në çastin që themi në tre muajt e parë, do të thotë që akoma nuk janë mbyllur tratativat. Tratativat mund të përfundojnë dhe pa sukses. Atëherë i bie të presim COVAX, që mund të vijë nga mesi i vitit të ardhshëm.

Në çastin që unë do isha ministër Shëndetësie do isha më se i lumtur që pasi të mbyllja tratativën, t’i thosha popullit vaksina do vijë më 15 janar. Është qetësim i madh për publikun dhe unë e përdor. Uroj të mbyllen këto tratativa. Patjetër që duhet të punojmë a thua vaksina do vijë në janar. Të ngremë zinxhirin tjetër, që vaksina që do vijë të mos shkojë dëm.

Varianti i ri i koronavirusit…

Ka transmetueshmëri më të lartë por nuk ka atë fuqi, kalohet më lehtë se virusi i parë. Nuk ka një studim të përfunduar akoma, por nëse do i besojmë ministrit të shëndetësisë së Anglisë them se ky virus është më i butë, kalohet më lehtë.

Po një njeri që e ka kaluar më përpara?

Besoj që nuk do infektohet fare. Përveç antikorpeve që qarkullojnë në gjak është dhe memoria qelizore që na mbron nga viruset gjatë gjithë jetës. Ndaj thuhet që ai që ka kaluar COVID-in ka shumë pak shanse të infektohet nga varianti i ri. Dhe vaksina të mbron nga ky variant i ri. Këto janë njohuritë paraprake.

Tags: Artan KoniCOVID-19shqiperivaksina anti-covid

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
Agjencia Europiane e Barnave miraton vaksinën anti-covid të Pfizer për në BE

Agjencia Europiane e Barnave miraton vaksinën anti-covid të Pfizer për në BE

Kosovë, ulje drastike e të infektuarve me koronavirus

Kosovë, ulje drastike e të infektuarve me koronavirus

Kokat e bandës së drogës të arrestuar sot, mes tyre dy nipat e deputetit të PS

Kokat e bandës së drogës të arrestuar sot, mes tyre dy nipat e deputetit të PS

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com