Në Kosovë të hënën janë regjistruar edhe 6 të vdekur nga sëmundja Covid-19.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani, tha në një konferencë për media se rastet e vdekjes janë nga: Prishtina 3 raste, Gjilan 1 rast, Mitrovicë 2 dhe Prizren 1 rast.
Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga testimi i 990 mostrave janë shënuar si të infektuar me koronavirus edhe 264 persona.
Aktualisht raste aktive janë 11.134, ndërsa nga sëmundja janë shëruar 205 pacientë.
Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë regjistruar 49.169 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 1.262 kanë vdekur ndërsa 36.773 janë shëruar.