Stil

‘Vajzë apo djalë?’ Noizy jep lajmin e ëmbël


               Publikuar në : 12:53 - 12/07/19 M. S

Noizy është baba i një vajze që quhet Leandra, e cila jeton në Londër me nënën e saj. Reperi i njohur shqiptar ka dhënë shpesh provat se është shumë i dhënë pas fëmijëve.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij foto dhe video me mbesën e tij. E ndërsa sot ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet dajë për herë të dytë.

Noizy ka publikuar një tortë ku shihen të vizatuara dy këmbë fëmijësh, njëra blu dhe tjetra rozë, dhe pranë postimit ka shkruar: “Vajzë apo djalë? Dajë për herë të dytë” .

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT