Politikë

Aksioni i armëve në Elbasan, flet Lleshaj pas pezullimit të oficerëve

               Publikuar në : 13:06 - 12/07/19 Enno

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur rreth operacionit të Elbasanit, ku u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara. I pyetur nga gazetarët nëse oficerët u pezulluan nën dyshimin se nxorën sekrete nga superaksioni i RENEA-s, ai u përgjigj në mënyrë të prerë.

“Çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt dhe ato që publikohen janë vetëm rezultatet jo operacionet”, – u shpreh ai.

Pas publikimit të fotove, të armë të gjetura në magazinë, u pezulluan nga detyra oficerët, E.Gjyli dhe E.Hoxha, me detyrë në sektorin e Krimeve të Rënda, të cilët janë vënë edhe nën hetim administrativ.

Zyrtarët e policisë refuzuan të japin detaje të mëtejshme, për faktet që kanë kundër dy oficerëve të pezulluar. Operacioni i mbajtur top sekret i zhvilluar më 1 korrik, pak orë pas atentatit në Murras ndaj dy vëllezërve, Baho, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT