Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Urojmë mos të kalojmë te plani B”, Ahmetaj sqaron se si do përfitojnë bizneset

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me planin financiar që prezantoi mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një intervistë për News24, Ahmetaj sqaroi se si bizneset do të përfitojnë nga kjo paketë. Ministri deklaroi se qeveria ka dhënë garanci sovrane prej 100 milionë dollarësh. Sipas tij, të gjitha bizneset mund të paraqiten në banka si klientë me risk zero dhe të kreditohen me interesa të ulëta, për të paguar pagën bruto të punonjësve të tyre.

“Instrumenti i parë është ai i garancisë sovrane me 100 milionë dollarë. Qeveria firmos një garanci, që iu garanton të gjithë bizneseve, që të trokasin te dera e bankës si një klient me zero risk dhe kreditohet me interesa të ulëta, për të paguar pagën bruto të punonjësve të vet. Instrumenti është për të gjitha bankat në Shqipëri dhe funksionon që nga dita e martë, se e hëna është pushim. Çdo sipërmarrës për bankën është me risk zero, se e ka garantuar qeveria.

Një sipërmarrës në një kohë normale shkon te dera e bankës, kjo e fundit hulumton sa i besueshëm është, i kontrollon financat. I gjithë ky diskutim bie poshtë, pasi e ka garantuar buxheti i shtetit. Kjo është periudha më e vështirë që po kalon Shqipëria. Masa e dytë është 120 milionë dollar nxjerr buxheti i shtetit, një pjesë për biznesin e vogël, një pjesë për shëndetësinë dhe një pjesë për emergjencat civile. E gjitha kjo është një paketë humanitare. Ka dhe një 10 milionë dollar, brenda paketës, për të papriturën e ditës. Ne presim të papritura që nuk i presim kurrë”, tha ai.

Ndërkohë, Ahmetaj tha se nuk është vendosur akoma se si do të bëhet shpërndarja e lekëve për njerëzit në nevojë.

“Ne kemi krijuar një Task Forcë, dhe do të vendoset ditët në vijim si do të bëhet shpërndarja. Do verifikohet numri i të papëunëve”, sqaroi ai.

Tags: Arben Ahmetajbiznesetkoronavirusplanin financiar

TË LIDHURA

Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026
Aktualitet

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Next Post

 “Forca babi, ti do ta shkatërrosh këtë mostër”, letra prekëse e vogëlushit italian

"Dorëzohet" Albin Kurti, propozon heqjen e taksës 100% me Serbinë

Greqia konfirmon një tjetër viktimë nga koronavirusi, ja bilanci







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

by mirseda
11:08 | 06/06/2026
0

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje është kapur...

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026

Rrëshqitja e dheut në Durrës/ Rriten masat e sigurisë, banorët s’lejohen të hyjnë në banesa

10:40 | 06/06/2026

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

10:30 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com