Ndonëse kishte kollë, temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta stomaku, urgjenca nuk i dha rëndësinë e duhur një 36-vjeçareje.
Një 36-vjeçare në Peckham, Londër, ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Kayla Williams, nënë e 3 fëmijëve, telefonoi urgjencën nga apartamenti i saj, por përgjigjja ishte si për ta shmangur. Asaj i kishin thënë se nuk ishte prioritet rasti i saj, dhe duhet të kujdesej për veten në shtëpi.
Nëse mjekët do të angazhoheshin me të, me gjasë ajo do ia dilte mbanë. Për fat të keq, një ditë më pas, 36-vjeçarja ndërroi jetë. Bashkëshorti i të ndjerës tha për “The Guardian” se Kayla kishte kollë, temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta stomaku dhe kraharori.
Ai ka treguar se kishte telefonuar urgjencën, pasi gruaja i tij kishte vështirësi në frymëmarrje.
“Telefonova 999, sepse gruaja ime mezi merrte frymë, villte dhe kishte dhimbje stomaku. Kur po flisja me ta, ajo po bëhej më keq. Ata më thanë se spitali nuk mund ta marrë, sepse nuk është prioritet”, tregoi bashkëshorti i 36-vjeçares.
Ditën tjetër kur gjendja e saj u përkeqësua, bashkëshorti e ndihmoi të bënte një dush, të vishej dhe e la të qetësoj në sallon. Kur u kthye, e gjeti të vdekur.