E hënë, 6 Dhjetor, 2021
8.5 C
Tirana

U zhduk nga radarët, gjenden në det mbetje të avionit (Video)

Forcat e kërkim-shpëtimit në Indonezi, kanë gjetur pjesë të avionit i cili humbi kontaktet me kullën e kontrollit pak minuta pas nisjes nga kryeqyteti Xhakarta.

Mbetjet janë gjetur në zonën ku humbi gjurmët, gjë që konfirmon rrëzimin e tij. Banorët e ‘Thousand Island’, vendit ku është zhdukur avioni, thanë se kishin dëgjuar dy shpërthime përpara se të gjenin sende në det.

Mësohet se në bord kishte rreth 50 pasagjerë, teksa kapaciteti i plotë i avionit ishte për 130 persona sipas BBC.

Sriwijaya Air u ngrit nga kryeqyteti indonezian ditën e sotme dhe po drejtohej për në Pontianak, në provincën Kalimantan Perëndimore, kur humbi kontaktet.

Uebfaqja për ndjekjen e fluturimit Flightradar24.com, tha se avioni kishte humbur më shumë se 3,000 m në lartësi në më pak se një minutë.

Ndërkohë, kompania e fluturimeve ”Sriwijaya Air”, tha se ishte ende duke mbledhur informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë, para se të lëshojë një deklaratë zyrtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...