Pas mbylljes së protestës, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar konferencë për mediat në orën 18:00.
Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin, me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.
Protesta e demokratëve u shndërrua në një tubim të dhunshëm që në momentet e para që mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën para selisë blu. Protestuesit kishin marrë me vete sende të forta si: çekiçë, leva, drunj, ndërkohë që përdorën dhe gurë dhe mjete të tjera rrethanore për të thyer xhamat e selisë së PD-së.