U shfaq pa maskë në takimin elektoral, Rakacolli sqaron situatën

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar opinionin publik për foton që qarkulloi në media, ku shfaqej në një takim elektoral të PS pa maskën, e cila në ambientet e mbyllura është e detyrueshme sipas aktit normativ.

Teksa u pyet nga gazetarët gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik për këtë çështje, Rakacolli tha se ishte një incident i izoluar dhe se nuk e kishte vendosur vetëm për një moment maskën.

Ajo u shpreh se gjatë takimit nuk ishin të pranishëm më shumë se 14 persona.

Mira Rakacolli: “Ajo ka qenë një incident i izoluar. Dhe ka qenë një situatë të tillë. Ajo ndodhi. Aty nuk ishin më shumë se 14 veta. Është marrë jo gjatë takimit, por në fund të tij, kur ishin bërë takimet me orare të ndryshëm. Nuk diskutohet se përderisa atyre ishte një foto, s’mbetet më për t’ju shpjeguar ndonjë gjë tjetër. Kam reaguar që atë ditë, pasi kur nisi aktiviteti kishte pak veta. Ka qenë momenti i lëvizjes së orareve dhe ardhjes së njerëzve.”

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT