E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

U shërua/ Skënder Brataj ka një “mesazh” për COVID-19: I nderuar koronavirus i pabesë

Më të lexuarat

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, fatmirësisht arriti që ta mposhte koronavirusin.

Pasi është testuar dy herë dhe në të dyja rastet rezultoi negativ, Brataj i është drejtuar COVID-19 me një “mesazh” publik.

“E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim”, shkruan ndër të tjera Brataj.

Postimi i tij i plotë në Facebook: “Për herë të parë u kënaqa pa masë me fjalën dy herë:

“NEGATIV”!

I nderuar Coronavirus i pa besë!

Ju erdhët fshehtas…

Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty.

Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më mernit edhe frymën!

E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim.

Por Ju Coronavirus harruat se pas sulmit tuaj, që shkaktonte shumë dhimbje, kishte një mbështetje shumë të madhe të qindra njerëzve, miqve, shokëve dhe mbi të gjitha familjes.

Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajon, për të të luftuar me të gjitha forcat.

Wau wau, ja dola!

Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qënie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studjojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush.

Lexo edhe :   OBSH konfirmoi se pandemia përhapet përmes ajrit, njihuni me shpikjen më të re

Mendoni se bota nuk ka çfarë t’ju bëj? Mendoni se bota do të rri duarkryq? GABONI!

Na mësuat që Jeta është e shtrenjtë, jeta është e bukur, ajo jetohet vetëm njëherë, jeta është pasuria më e madhe që kemi, është gjëja më e çmuar, prandaj ajo duhet jetuar!

Për këtë keni të drejtë, ajo duhet respektuar, asaj duhet t’i kushtohemi më shumë.

Ju na rikujtuat që jeta e të gjitha shtresave të shoqërisë para sëmundjeve është e barabartë.

Por, për ju Coronavirus, pra COVID-19, është pak ndryshe; jeni më i shpejtë, shpërndahesh shumë, në një kohë të shkurtër dhe shkaton shumë demtime.

Është hera e parë që trajtimi yt është i njëjtë për të gjithë.

Është hera e parë që COVID-19 kurohet dhe vlerësohet njësoj për të gjithë pa dallim:

pa privilegje,

pa arrogancë,

pa njohje,

pa moshë,

pa besim fetar,

pa pasuri,

Lexo edhe :   Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ja çfarë pritet të ndodhë

pa pozitë,

pa ngjyrë politike!

Ne do ta fitojmë luftën kundër teje, sepse do të privohemi nga liria, nga pasuria, nga mirëqënia, nga privilegjet, nga përqafimet, nga shumë gjëra te tjera për aq kohë sa do të na duhet për të të mundur!

Do ja dalim të gjithë së bashku!

Dr.Skender Brataj”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...

Dita e Bastijës/ Meta letër Macron: Mbështetja e Francës, motivim për përmbushjen e reformave

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Kreu i shtetit shpreh...

Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu elektoral të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura. Relatorja nga mazhoranca për...

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...

Bilanci/ Sërish numër i lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...