Ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi e që për fat të keq ka një protagonist shqiptar, po shkon drejt zbardhjes. Shqiptari që u ekzekutua mbrëmë në një lokal në Athinë, mësohet se quhet Keli, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij i plotë.
39-vjeçari ndërroi jetë pasi 4 plumba rezultuan fatalë për të. Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup. Mësohet se Keli ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur.
Policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës. 39-vjeçari shqiptar njihej me emrin Keli, ndërkohë kishte marrë edhe nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” .
Viktima, i arrestuar më parë për “trafik droge”
Sipas mediave greke, shqiptari është arrestuar më parë për “trafik droge”. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve okular, vrasësi i tij ishte një person i maskuar dhe i veshur me një xhaketë gri. Pasi kreu krimin, autori u largua me një makinë tip “Toyota” ngjyrë gri.
Dëshmitari në vendndgjarje: Autori i sulmit kishte veshur një xhaketë gri
Një dëshmitar okular ka rrëfyer se autori i sulmit kishte veshur një xhaketë gri. Pas krimit kishte ikur me një makinë ngjyrë gri. Po ashtu dëshmitari tregon se autori mbante veshur dhe një maskë anti-Covid.
https://www.youtube.com/watch?v=L4Tz39HHsVw&t=15s
Policia nuk ka rënë në gjurmët e autorit
Policia pas sinjalizimit të ngjarjes rrethoi zonën, por autori ende nuk është zbuluar se kush është. Hetuesit kanë grumbulluar prova nga vendi i ngjarjes, të cilat mund të çojnë në zbulimin e së vërtetës.
Atentati ndodhi në një kafene pranë sheshit Attiki. Mediat greke kanë raportuar më herët se shqiptari ka pasur probleme me drejtësinë, pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë.