Partia Demokratike ka zgjedhur dy kandidatët e listave të mbyllura për Kukësin dhe Gjirokastrën në zgjedhjet e 11 majit.
Këto dy qarqe kanë vetëm një kandidat për deputet në listën e mbyllur.
Kështu, siç raportohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, Kryesia e PD ka përzgjedhur Tritan Shehun për të qenë kandidat në Gjirokastër, ndërsa në Kukës është vendosur Flamur Hoxha.
Si Shehu, ashtu edhe Hoxha janë caktuar më herë si drejtues politikë të qarqeve përkatëse.