Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka folur për herë të parë mbi aludimet mediatike se ai ka qenë në një marrëdhënie intime me zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko. Madje, nëpër portale të ndryshme u aludua se ekziston edhe një video mes tyre.
Ai ka thyer heshtjen duke treguar edhe arsyen përse nuk ka reaguar deri tani.
“Sepse nuk doja që ti jepja rëndësi lajmeve të rreme. Lajmet e rreme janë të këqija, shpifja është e keqe. Kush janë ata që shpërndajnë lajme të këqija pas disa kohësh kjo sjellje e keqe u shkon kundër,”-tha ai i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel.
Deri tani në lidhje me këtë lajm ka reaguar vetëm zv.ministrja Kuko. Për të, këto aludime kanë qenë të stisura politikisht që të dëmtojnë figurën e saj për shkak të detyrës që mban.
“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, është shprehur Kuko në një intervistë televizive.