Aktualitet

Ngërçi në “Kushtetuese”/  KED-ja jep versionin e saj për emërimet e gjyqtarëve


               Publikuar në : 13:58 - 14/02/20 Gentjan Progni

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar sot takimin e fundit për grumbullimin e fakteve për përplasjet president-kuvend në lidhje me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës kushtetuese. Takimi i fundit i planifikuar ka qenë me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vizita ishte në kuadër të dhënies së opinionit “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës së ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.

KED-ja ka njohur delegacionin me punën e institucionit të zhvilluar gjatë dy viteve të fundit dhe ka dorëzuar informacione mbi debatin dhe përplasjet që kanë pasur me institucionin e presidentit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: