Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës pezullon tarifat e reja të kompanive celulare


               Publikuar në : 13:31 - 14/02/20 Gentjan Progni

Prej disa ditësh, nëpër rrjetet sociale dhe ato mediatike është raportuar rritja e pakuptimtë që kompanitë celulare i kanë bërë paketave me parapagesë. Tarifat u rritën me 200 lek për paketat me parapagesë.

Sakaq, ABC News bën me dije se Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar dhe ka pezulluar tarifat e rej të kompanive celulare.

Sipas ABC-së, kompanitë celulare do të veprojnë me tarifat e vjetra në treg deri sa përfundojë hetimi dhe të merret një vendim i plotë. Autoriteti akuzon kompanitë celulare për shkelje të rregullave të konkurrencës të përcaktuara për operatorët telefonikë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: