Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

U ndërtua nga skllevërit/Gjërat që s’i dinit mbi Shtëpinë e Bardhë

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
U ndërtua nga skllevërit/Gjërat që s’i dinit mbi Shtëpinë e Bardhë

Si vendi zyrtar i punës dhe rezidenca ekzekutive e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë është padyshim një nga ndërtesat më të famshme dhe të njohura në botë. Por pas fasadës së saj madhështore neoklasike, detajet e ndërtimit dhe historia e saj, janë shumë më pak të njohura.

A e ndërtuan skllevërit Shtëpinë e Bardhë?

Qeveria amerikane nuk zotëronte zyrtarisht skllevër, por ajo pagoi pronarët e skllevërve për t’i punësuar ata, për të ndihmuar në ndërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Sipas Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë, komisionerët e qytetit të Uashingtonit, planifikuan në fillim të merrnin punëtorë nga Evropa për ndërtimin, që nisi në vitin 1792 dhe përfundoi pas 8 vitesh.

Kur panë se nga matanë Atlantikut nuk kishte shumë interes, ata përdorën afro-amerikanët e lirë dhe të skllavëruar që të punojnë së bashku me punëtorët dhe zejtarët vendas të bardhë, plus një grusht evropianësh, për të ndërtuar jo vetëm shtëpinë e presidentit, por edhe godina të tjera qeveritare si Capitol Hill Xhejms Hoban, një emigrant irlandez me profesion arkitekt i përzgjedhur nga vetë presidenti Xhorxh Uashington, ishte ai që e projektoi ndërtesën origjinale. Kur britanikët i vunë asaj flakën në vitin 1814, Hoban drejtoi punën për rindërtimin e strukturës.

Ku ndodhet Shtëpia e Bardhë?

Shtëpia e Bardhë ndodhet në adresën 1600 Pennsylvania Avenue në Uashington. Presidenti Uashington zgjodhi vetë vendin e ndërtimit në bregun lindor të lumit Potomak, dhe pranë ndërtesës së Çapitol Hill. Përgjatë viteve, kjo godinë i është nënshtruar rikonstruksioneve të shumta, përfshirë ndërhyrjen e madhe në kohën e presidentit Teodor Ruzvelt në vitin 1902, që përfshinte instalimin e dritave elektrike.

Në vitin 1948, pasi inxhinierët zbuluan që ndërtesa ishte strukturalisht e paqëndrueshme dhe e pasigurt për banim, presidenti Herri Truman urdhëroi një boshatisje të plotë dhe një rregullim total të strukturës dhe themelit të ndërtesës. Gjatë asaj kohe Truman dhe familja e tij jetuan në Blair House përballë godinës.

Kush ishte presidenti i parë që jetoi në Shtëpinë e Bardhë?

Edhe pse Uashingtoni zgjodhi vendndodhjen dhe arkitektin për godinën, ai ishte i vetmi president që nuk jetoi kurrë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Xhon Adams ishte i pari që u vendos në këtë rezidencë në vitin 1800, para se ajo të mbaronte plotësisht.

Që atëherë, çdo president dhe familja e tij kanë jetuar në 1600 Avenue. Në Shtëpinë e Bardhë, kanë vdekur 2 prej tyre: Uilliam Herrison në vitin 1841 dhe Zakari Tejlor në vitin 1850, si dhe tre zonjat e para, Leticia Tajler, Karolin Herrison dhe Elen Uilson.

Sa dhoma ka në Shtëpinë e Bardhë?

Shtëpia e Bardhë ka 6 kate, 132 dhoma dhe 35 banjo. Sipas faqes zyrtare të saj në internet, godina përmban 28 vatra zjarri, 8 shkallë, 3 dritare, 412 dyer, dhe 147 dritare. Ajo ka një kuzhinë të pajisur për t’i shërbyer deri në 140 të ftuarve.

Çdo 4 apo 6 vite ajo i nënshtrohet një lyerje të plot me bojë të bardhë. Rezidenca dhe ambientet përfshijnë gjithashtu një pishinë brenda në godinë, të ndërtuar në kohën e presidentit Frenklin Ruzvelt, dhe një pishinë të hapur të ndërtuar në kohën e presidentit Xherald Ford.

Ka shumë zëra për dhoma sekrete në këtë godinë. Por sipas Shoqatës së Shtëpisë së Bardhë, i vetmi“sekret” është një vend-strehim emergjence i ndërtuar nën Krahun Lindor gjatë presidencës së Frenklin Ruzveltit, pas bombardimeve të vitit 1941 në Pearl Harbor. Zëvendëspresidenti Dik Çeni e përdori atë gjatë sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, dhe së fundmi presidenti Donald Trump ka të ngjarë të jetë strehuar për disa orë atje gjatë një proteste të vitit 2020 para Shtëpisë së Bardhë.

A quhej gjithmonë Shtëpia e Bardhë?

Epiteti “Shtëpia e Bardhë” filloi të shfaqej në gazeta para luftës së vitit 1812 kundër britanikëve. Por ishte presidenti Teodor Ruzevelt, që në vitin 1901 i vuri emrin zyrtar Shtëpia e Bardhë. Emrat e mëparshëm ishin Shtëpia e Presidentëve, Rezidenca Ekzekutive, Pallati Presidencial dhe Rezidenca Presidenciale.

Çfarë ndodh në Krahun Perëndimor të shtëpisë (West Wing)?

Krahu Perëndimor, ka qenë vendndodhja e zyrave presidenciale të SHBA. Përveç Zyrës Ovale, kompleksi i West Wing përfshin dhomën e kabinetit, atë të informimit ditor, etj.

Zyra Ovale, që ka shërbyer si zyra e presidentit që nga koha e presidenti Uilliam Taft në vitin 1909, është në fakt në formë vezake dhe përmban tryezën e madhe prej drurit të lisit, dhuruar presidentit Radhërford Hajes nga Mbretëresha britanike Viktoria në vitin 1880.

Dhoma e Situatave, e njohur zyrtarisht si Salla e Konferencave ndodhet në bodrumin e Krahut Perëndimor dhe përbëhet në fakt nga disa dhoma.

E përdorur që nga viti 1961 nga Xhon Kenedi si një hapësirë ​​për koordinimin e veprimeve gjatë krizave serioze, ajo përdoret nga presidentët gjatë operacioneve më delikate, siç ishte ai gjatë presidencës Obama, me vrasjen e Osama Bin Ladenit nga komandot amerikane të Navy SEALS.

Burimi i lajmit: https://www.history.com/news/white-house-history-facts-presidents

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: rezidenca ekzekutive e presidentitSHBAshtepia e bardhe

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
E bija kërkon atësinë, gjykata merr vendimin për trupin e Maradonës

E bija kërkon atësinë, gjykata merr vendimin për trupin e Maradonës

Nishani tregon prapaskenat e mungesës së Ramës gjatë fjalës së Vjosa Osmanit

Nishani tregon prapaskenat e mungesës së Ramës gjatë fjalës së Vjosa Osmanit

‘Mund të kishte viktima’, Behgjet Pacolli njofton ngjarjen e rëndë

‘Mund të kishte viktima’, Behgjet Pacolli njofton ngjarjen e rëndë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Seanca në Parlamentin Europian, Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Politikë

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj, kishin për synim burgosjen e të vërtetës

by mirseda
12:49 | 08/07/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga...

Aksident tragjik në Gjader: Humb jetën një turist i huaj

Aksident tragjik në Gjader: Humb jetën një turist i huaj

12:46 | 08/07/2025
“Duam mbrojtje”/ Dosja “Plumbi i Artë”, dy avokatë tërhiqen nga procesi

“Duam mbrojtje”/ Dosja “Plumbi i Artë”, dy avokatë tërhiqen nga procesi

12:35 | 08/07/2025
Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

U plagos me mjet prerës gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

12:31 | 08/07/2025
Pas gati 10 muajsh, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në 17:00 do të jem në konferencë nga selia blu

Pas gati 10 muajsh, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në 17:00 do të jem në konferencë nga selia blu

12:28 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com