E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Nishani tregon prapaskenat e mungesës së Ramës gjatë fjalës së Vjosa Osmanit

Ish-presidenti Bujar Nishani, e ka cilësuar një akt të turpshëm mos prezencën e kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së Vjosa Osmanit në Parlamentin shqiptar. Me anë të një komenti analitik, Nishani shprehet se nuk është bojkotuar dhe fyer vetëm Vjosa Osmani, por edhe shteti i Kosovës. Ish-presidenti rikujton faktin se kodi diplomatik dhe rregullat ndërkombëtare, e detyrojnë kryeministrin e Shqipërisë t’i trajtojë të paktën formalisht njëlloj shtetet e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, shpërfillja dhe fyerja e Edi Ramës, nuk është shfaqur veç ndaj Vjosa Osmanit. Ai thotë ndër të tjera se fyerjet publike ndaj kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padia gjyqësore dhe fyrjet ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, fyrjet dhe sulmet publike ndaj Albin Kurtit, janë rekordet e sjelljeve publike të Edi Ramës në raport me institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Statusi

Bojkotimi i Presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës, prej Kryeministrit të Shqipërisë, gjatë fjalës së Saj ceremoniale në Parlamentin shqiptar ishte nje akt i turpshëm prej rrezili !

Në këtë rast nuk është bojkotuar dhe fyer Znj. Vjosa Osmani, por është fyer e bojkotuar populli i Kosovës, shteti i Kosovës, nderi shtetëror i Kosovës, të gjitha këto ngarkuar ti mbartë e përcjellë Znj. Osmani !

Asnjë shfajsim apo justifikim nuk e fsheh dot urrejtje, mllefin dhe kufizimet e personalitetit, kur ato përfshihem edhe në çështjet ndërshtetërore.

Ndoshta Vjosa Osmani nuk i përcjell Kryeministrit të Shqipërisë, emocionet dhe filinë që Ana Brnabiç i përcjell, por kodi diplomatik dhe rregullat ndërkombëtare e detyrojnë Kryeministrin e Shqipërisë t’i trajtoi, të paktën formalisht, njëlloj shtetet e Kosovës dhe Serbisë.

Qëndrimet politike të Znj. Vjosa Osmani mund të mos i pëlqejnë në Tiranë, por ti dëgjosh e shkëmbesh ato janë detyrim shtetëror.

Çështjet e politikës së brendshme të Kosovës nuk janë çështje të Shqipërisë dhe çdo aktor këtu ka të drejtën të jetë i ftohtë ndaj tyre dhe ka përgjegjësinë e mos ndërhyrjes.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Por çështjet e interesit kombëtar dhe atij rajonal janë obligim jo vetëm të dëgjohen, të diskutohen, të përafrohen por edhe të çohen përpara.

Shpërfillja dhe fyerja e Edi Ramës nuk është shfaqur veç ndaj Vjosa Osmanit.

Fyerjet publike ndaj Kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padia gjyqësore dhe fyrjet ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj,

fyrjet dhe sulmet publike ndaj Z. Albin Kurti, janë rekordet e ndjeshmërive dhe sjelljeve publike të Edi Ramës në raport me institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Por të gjitha këtyre jua kalon fyerja ndaj gjakut dhe masakrës së mijëra viktimave të popullit shqiptar të Kosovës, tek puthej, “ndukej” e “shkulej” me ministrin e propagandës së Milosheviçit, si karshillëku më vulgar ndaj dhimbjes së pa mbyllur, faljes së pa kërkuar, pendesës së pa ndier, për gjenocidin e ushtruar.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Të vërtetat që tha në Tiranë Presidentja në detyrë e Kosovës, janë thjesht të vërteta !

Të thjeshta por të vërteta !

E vërteta mund ti dhembë dikujt e dikë tjetër mund ta hidhërojë, por ajo është bisturia e vetmja që e nxjerr infeksionin jashtë.

Drita e zhbën pëlhurën e merimangës.

Vizita e Presidentes në detyrë të Kosovës në Tiranë është vizitë e shtetit të Kosovës !

Kosova nuk është si Shqipëria e skandaleve diplomatike, në këto 7 vitet e fundit, ku, qeveria sillet si kaçake e ju kërkon autoriteteve të shteteve mike që të anulojnë vizitën e Presidentit të vendit të vet se i bën “hije” kryeqeveritarit !!!

Të vërtetat e Vjosës nuk bojkotohet dot, as prej mungesës së Edi Ramës në Parlamentin e Shqipërisë, por turpi që e ka mbuluar kokë e këmbë Kryeministrin e Shqipërisë, është e vërteta e madhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...