Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U kthye nga Holanda, zhduket pa bujë 33-vjeçari në mes të Tiranës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në këtë puntatë të parë të emisionit “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, do të flasim për një ngjarje misterioze të patrajtuar më parë në mediat shqiptare.

Është fjala për një 33-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Tauland Maze ka humbur gjurmët në mes të Tiranës mesditën e 19 Janarit të vitit 2015. Për herë të fundit ai është parë pranë Kopshtit Zoologjik, aty ku edhe është ndarë me te dy prindërit e tij, për mos t’u takuar më kurrë.

Prindërit e të riut kanë qenë të parët të cilët kanë bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, me dyshimin se djali i tyre i vetëm është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur.

Por kush është Tauland Maze?

Tauland Maze ka lindur në vitin 1986 në qytetin e Elbasanit. Ai është fëmija i tretë i dy prindërve me origjinë nga Vlora dhe prej shumë vitesh jetonte mes Tiranës, Holandës, Italisë dhe Belgjikës. Në vendin tonë ai kishte vetëm dy precedentë penalë të evidentuar zyrtarisht, atë të falsifikimit të dokumenteve. Ai ka mbajtur tre identitete; Tauland Maze, Tauland Janushi dhe Entoni Janushi. Por njihej dhe me pseudonimin “Labi”.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shqiptare bëhet me dije se në lidhje me personalitetin e Enton Janushit, nga të dhënat e grumbulluara rezulton se ka qenë emigrant në shumë shtete të Evropës Perëndimore, si në Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë dhe Holandë, dhe se gjatë qëndrimit në këto shtete, dyshohet se është marrë me aktivitet të paligjshëm.

Një muaj pas humbjes së kontaktit me të birin, Namik Maze më datën 26 Shkurt 2015 paraqitet në Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj jetës në Policinë e Tiranës, ku ka depozituar kallëzim penal, pasi që prej 19 Janarit të të njëjtit vit, nuk kishte më kontakte me të birin dhe kishte dyshime se mund t’ia kishin rrëmbyer.

Dyshimet e babait u përforcuan dhe me provat që ai paraqiti para policisë, karta e identitetit dhe pasaporta e lënë në shtëpi nga ana e të birit si dhe bisedat e fundit me të ku iu kishte rrëfyer se e kishin kërcënuar. /klanplus

Tags: bujëgjurmeHolandashqiptariu kthyezhduket

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

“Nuk ka bërë asgjë për Kosovën”/ Kryemadhi: Rama ka treguar se urren shqiptarët

“Më të rrezikshëm se ata të viteve '97”/ Sulo komenton lirimin e të burgosurve

Presidenti i SHBA-së komenton marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com