E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“Më të rrezikshëm se ata të viteve ’97”/ Sulo komenton lirimin e të burgosurve

Analisti Arion Sulo është shprehur se bandat e liruara këto ditë nga burgu janë edhe më të rrezikshme se ato të viteve ’97.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Sulo tha se në vitin 1997 bandat u krijuan nga kushtet ndërsa në kohët e sotme ata janë më të sofistikuar. Sipas tij, ka pasur nga ata të cilët kanë kontrolluar botën e krimit nga burgjet dhe lidhja që kanë pasur me politikën i ka bërë më të fuqishëm.

“Unë mendoj se vrasja e sotme në Tiranë ngre alarmin që Prokuroria duhet që të ndjekë me kujdes ata që merren me krim jashtë. Meqë flasim për krimin, të liruarit tani nga burgjet janë banda shumë të rrezikshme. Në 1997 ishte koha e atillë, por këta janë më të rrezikshme sepse kanë komanduar botën e krimit edhe nga burgu. Lidhjet me politikën bënë që të fuqizohen akoma më shumë.

Ne do të pësojmë një gjë të paparë, që burgjet tona do jenë vetëm për hajdutët e xhepave dhe ata që kanë vjedhur energjinë elektrike. Kjo sjell efektet e reformës në drejtësi, domethënë vetë reforma nuk është llogaritur mirë”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...