Kronikë

U arrestua për vrasjen e Devi Kasmit, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin

               Publikuar në : 16:30 - 16/05/19 Enno

Maroi Meshini, njëri prej të arrestuarve për ekzekutimin e 41-vjeçarit, Devi Kasmit në Janar të vitit 2018, është lënë i lirë sot nga Gjykata e Tiranës.

Meshini, u arrestua pasi dyshohej se kishte nxjerrë nga shtëpia Kasmin, ndërsa mbi të rëndonte akuza e moskallëzimit të krimit.

Ai u prangos në shtëpinë e tij, teksa u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit.

Viktima u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në derën e banesës së tij, ndërsa policia dyshon se porositës i vrasjes është Domart Konjari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ato franceze.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT