E diel, 31 Maj, 2020
14 C
Tirana

Gazetari i Bild: Shqipëria, Kolumbia e Europës; zgjidheni vetë rolin e Ramës në këtë fotografi

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Gazetari gjerman, Peter Tiede, artikulli i të cilit në gazetën Bild e tronditi qeverinë shqiptare, ka folur për Politiko.al dhe ka sqaruar se pse i intereson Shqipëria dhe çështjet e saj. Tiede habitet me deklaratën e deputetes Gjylameti, dhe thotë se ‘ajo duhet të ketë pirë barin e gabuar shqiptar’. Gazetari nuk e kupton as se, si një deputete, që është zgjedhur për të kontrolluar qeverinë flet në emër të qeverisë.

Tiede ngulmon se Shqipëria është Kolumbia e Europës në punët e drogës dhe janë narkotrafikanët dhe paratë e tyre që kontrollojnë vendin. “Nuk kam thënë se Rama është gangster”, sqaron ai, por se, “vendi juaj është në duar gangsterësh”.

Tiede, duke e lënë për në fund ‘helmin’, shton: “zgjidheni vetë ju rolin e Ramës në këtë fotografi”.

Intervistoi Liridon Cecja

Politiko: Z. Tiede, a mund të na tregoni se si iu lindi idea për të ardhur në Shqipëri dhe të shkruani një artikull?  

Për vite me radhë e kam parë Shqipërinë të bëhet metropoli i drogës në Europë. Se si varfëria i bën njerwzit kafshata të lehta për Mafian dhe politikanët e korruptuar. Nuk është hera e parë që kam qenë në Shqipëri. Kam qenë disa herë-përfshirë Maqedoninë, Kosovën. Serbinë dhe shtete të tjera ballkanike-dhe nuk ke se si i shpëton këtij problemi. Por, Shqipëria është, fatkeqësisht, Kolumbia e Europës në punët e drogës. Kështuqë, çfarë bën një gazetar kur sheh një gjë të tillë? Ai hulumton. Këtë bëra edhe unë.

Politiko: Ju e ndoqët nga afër protestën e opozitës të shtunën. Cilat janë përshtypjet tuaja për situatën në Shqipëri?

Përshtypja ime: nuk është një situatë e lehtë-sigurisht që jo. Nuk ka një shpëtimtar të vetëm për ju. Vendi ka vuajtur nga korrupsioni, Mafia dhe varfëria, jo vetëm që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Por, gjendja së fundmi është përkeqësuar dhe, si gazetar, mua më interesojnë arsyet. Kam qenë duke e vëzhguar gjendjen për vite me radhë…

Politiko: Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, duke folur në emër të qeverisë, iu akuzon se keni marrë para nga opozita shqiptare për atë artikull…

Lëre të të shkrijë në gojë-është një karamele helmuese: Një deputete e zgjedhur flet në emër të qeverisë. Me gjithë mend? Cila është puna e një parlamentari? Në një demokraci me ndarje të pushteteve: të miratojë ligje të cilat qeveria duhet t’i zbatojë-dhe të kontrollojë qeverinë. A nuk mundet qeveria juaj të flasë për veten? A nuk ka një zë të vetin? A ka nevojë qeveria juaj të marrë hua zërin e një deputeteje?

Lexo edhe :   “Policia arrestoi gazetarin teksa po raportonte”, Artan Hoxha publikon pamjet që tronditën botën
Lexo edhe :   “Policia arrestoi gazetarin teksa po raportonte”, Artan Hoxha publikon pamjet që tronditën botën

Dhe zonja flet në emër të qeverisë? Dhe, qartësisht, asaj i mungon fantazia për të imagjinuar një shtyp të lirë, gazetari të pavarur. Nuk e di nëse kwsaj zonje i duhet të paguajë për t’u pasqyruar në gazeta, por punëdhënësi im më paguan mua për gazetari të pavarur-askush tjetër. Akuzat e zonjës janë kaq absurde sa, mundem vetëm të hamendësoj se ajo ka pirë barin e gabuar shqiptar. Kjo është krejtësisht absurde dhe qesharake.

Politiko: Një tjetër deputete e PS, Elona Gjebrea, tha në një emision televiziv se artikulli juaj është ‘fake’ (i rrejshëm) dhe qeveria do t’iu padiste për të. A keni frikë nga kjo?  

Sigurisht, që jo.

Politiko: A mendoni se shkrimi juaj, ku e konsideroni Ramën dhe qeverinë e tij ‘gangsterë’ dëmton imazhin e Shqipërisë, e cila pret t’i hapen negociatat nga BE?  

Unë vetëm sa përshkruaj gjëra që zbuloj. Pra, kush po ndot çfarë dhe kë? Unë Shqipërinë-apo politika juaj dhe Mafia vendin tuaj? Mos mendoni se unë zgjohem në mëngjes në Gjermani dhe them me vete: epo, cilin vend do të luaj mendsh sot? Oh, jo? Vendi juaj është i mrekullueshëm, kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe të njerëzishëm dhe, gjithashtu shumë gazetarë të mirë të ndershëm dhe të kërcënuar-dhe kam parë shumë varfëri-dhe pasuri shumë të çuditshme. Dhe një Mafia të drogës që kontrollon vendin me paratë e saj. Nuk e kam quajtur Ramën gangster. Kam shkruar se vendi juaj është në duart e gangsterëve. Tani zgjidheni vetë rolin e Ramës në këtë fotografi.

BE nuk ka nevojë për mua për të parë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Dhe nuk janë artikujt e gazetarëve që ndikojnë shanset europiane të Shqipërisë, por kriteret e thjeshta. Kjo përfshin pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, kornizën ligjore dhe ekonomike, një forcë policore funksionale…
Dhe, druaj se, politika shqiptare ka një mal gjigand me punë para vetes./ Politiko.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutohet një 53-vjeçar në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Laç. Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një 53-vjeçar. “Balkanweb” shkruan se në sheshin para një...

Kopshtet s’do hapen me 1 Qershor, Bashkia e Shkodrës tregon arsyen

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1, por me 5 Qershor. Bashkia Shkodër njofton se ka zhvilluar procedurën...

Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari theksoi se as Partia Demokratike nuk e ka mbështetur idenë e...

Ja kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shijak

Së fundmi disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shijak, në zonën e stadiumit. Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...
WhatsApp KONTAKTO TT