E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

U abuzua nga 57-vjeçari/ Punonjësja sociale: Nëna heshti për dy vite

12 ditë më parë, opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë abuzimi me një të mitur në qytetin e Kuçovës. Një vajzë 10 vjeçe, nga lagjja “1 Maji” në qytetin e Kuçovës, denoncoi 57-vjeçarin Ajet Dume se kishte abuzuar seksualisht me të për 2 vite me radhë. Ngjarja kishte ndodhur në banesën e 57-vjeçarit, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 11 vitesh.

Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare u dërgua për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila rezultoi se mbi të ishte abuzuar në mënyrë sistematike. Policia e Beratit arrestoi 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Gjatë denoncimit të bërë, nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për veprimet që kryente Ajeti me vajzën dhe se e mitura nuk i kishte treguar asgjë.

Por nuk ka rezultuar kështu. Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe disa specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Kuçovë, kanë konstatuar se nëna ka qenë në dijeni të plotë të ngjarjes, pavarësisht se është shprehur se kushtet ekonomike dhe kërcënimet e marra nga zotëria e kanë detyruar të heshte, por kjo nuk e justifikon heshtjen e nënës për 2 vjet dhe moskallëzimin e krimit. Këto detaje u bënë publike nga gazetarja Eneida Petova për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në “News24”.

Po sipas specialistëve të DSHS Kuçovë, është konstatuar gjendja e rënduar psikologjike e vajzave për të cilat janë marrë të gjitha masat, konform ligjit dhe protokollit. Vajzat janë larguar nga banesa dhe janë në mbrojtje të lartë sigurie, në mbikëqyrjen e profesionistëve, në një qendër të specializuar. Pas konstatimeve të arritura nga grupi i punës është kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat masa e mbrojtjes për vajzat. /BalkanWeb

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...