Një tërmet i fuqishëm është ndjerë para disa minutash, në brigjet perëndimore të Turqisë.
Sipas EMSC, tërmeti ishte më magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter dhe me thellësi 54 kilometra. Epiqendra e lëkundjeve ishte 23 kilometra nga ishulli Rodos dhe 69 kilometra nga qyteti Mugla i Turqisë.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 19:43 me kohën lokale. Nuk dihet ende nëse nga ky tërmet ka pasur të lënduar, apo dëme materiale të shkaktuara.
Dy ditë më parë, më 26 qershor Turqia u godit nga një tërmet 5,1 ballë, ndërsa 1 ditë më parë (25 qershor) u regjistruan dy lëkundje të fuqishme, respektivisht 5,1 dhe 5,2 ballë.