Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë me temperatura të larta, në Gjirin e Lalzit, larg Tiranës së zhurmshme.
Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një video teksa luan futboll me disa të rij në rërën e plazhit të “Shën Pjetrit”.
“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive”, shkruan Meta krahas videos.
Meta shihet të luajë me shumë zell dhe duket të jetë në formë të mirë fizike. Kreu i shtetit njihet edhe si tifoz i zjarrtë i klubit të njohur skocez, Celtic, simpatinë ndaj të cilit e shpreh shpesh herë edhe në rrjetet sociale.