Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Turqia gjithnjë e më larg Perëndimit, mund të largohet nga NATO brenda vitit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Turqia gjithnjë e më larg Perëndimit, mund të largohet nga NATO brenda vitit

Nga Jamila Mammadova & Paul Stott, “CapX”

Përplasja e Turqisë me Australinë dhe Zelandën e Re, pas sulmeve terroriste në Kristçërç, na kujton edhe njëherë hendekun që është hapur midis Ankarasë dhe kryeqyteteve perëndimore. Dhe ky hendek vetëm sa po rritet. Ndërsa Turqia mbetet anëtare e NATO-s, dhe po negocion anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, prirjet joliberale dhe botëkuptimi i liderit të saj Erdogan, e bëjnë atë të duket gjithnjë e më keq për të dyja.

Në një kohë që politikanët perëndimorë, po i nxisin kompanitë e mediave sociale të zhdukin imazhet video të masakrës në xhaminë Al-Noor, presidenti i Turqisë do të gjendej duke mbajtur fjalime në ekranet gjigante nëpër mitingjet e tij elektorale.

Mesazhi i tij ishte i papritur – myslimanët gjenden nën sulm, dhe Perëndimi ka qenë edhe është gjithmonë përgjegjës për këtë. Duke e lidhur ngjarjen e Kristçërç me betejën e Galipolit, një ngjarje e rëndësishme për australianët dhe neo-zelandezët, Erdogan i bashkoi politikanët e kundërt në një reagim të ashpër.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern, paralajmëroi disa ditë më parë se Ministri i Jashtëm, do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u ballafaquar me komentet e Erdoganit. Disa konservatorë evropianë, kanë  kundërshtuar gjithmonë që Turqia t’i bashkohet BE-së. Megjithatë, tani janë teoritë liberale të integrimit, ato që po dëmtohen nga kultivimi  prej Erdoganit i komuniteteve të ndryshme turke në Evropë.

Kjo ngre një pikëpyetje, nëse Erdogan e sheh vërtet në të ardhmen Turqinë brenda një BE-je multietnike dhe multi-fetare. Gjermania, Austria dhe Holanda, kanë tentuar të minimizojnë shkallën në të cilën ndarjet politike në Turqi, rishpërndahen tek komunitetet e emigrantëve turq.

I ndaluar të zhvillonte fushatë në Gjermani në 2018, Erdogan e përdori vizitën e tij shtetërore në Britaninë e Madhe për të takuar Mesut Ozil dhe Ilkai Gyndogan, futbollistë profesionistë gjermanë me origjinë turke.

Autoritetet gjermane, të cilët kishin punuar shumë për ta portretizuar Ozilin në veçanti si një shembull të suksesshëm të integrimit, u zemëruan. Etiketimi i Erdoganit nga Gyndogan si “Presidenti im”, u vu në qendër të kritikave. Derisa regjimi turk, mbikëqyr emigrantët kurdë dhe ata të majtë në Evropë, Erdogan e ka përdorur Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Fetare (Diyanet) për të ruajtur ortodoksinë fetare në mesin e komuniteteve të emigrantëve, dhe për të mbledhur informacione mbi islamistët rivalë.

Vitin e kaluar, Austria mbylli 7 xhami, dhe shpalli non grata 60 imamë të financuar nga Turqia.

Shembuj të tillë janë të shumtë. Pas grushti të dështuar të shtetit të korrikut 2016, për të cilin Erdogan fajësoi Perëndimin , Ankaraja nisi një valë represioni.

Gazetarët dhe akademikët u burgosën, ose u ndaluan të ushtrojnë profesionet e tyre, ndërsa Erdogan ka hedhur edhe idenë e rivendosjes së dënimin me vdekje. Vetëm vitin e kaluar, 25 gazetarë u burgosën  për lidhje të dyshuara me klerikun turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, dhe mijëra akademikë janë larguar nga puna.

Anëtarësimi i vendit në NATO-s, i mbijetoi grushteve ushtarake në vitet 1960 dhe 1980 dhe diktatit të qartë ushtarak në vitet 1971 dhe 1997. Gjithsesi, ai po sfidohet gjithnjë e më shumë nga vendimet e Erdoganit. Pavarësisht mosmarrëveshjeve në të shkuarën, Turqia po zhvillon lidhje më të ngushta me Rusinë.

Në vitin 2017, Erdogan  nënshkroi  një marrëveshje për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, me vlerë 2.5 miliardë dollarë, duke shkaktuar në SHBA shqetësime mbi sigurinë kombëtare. Për pasojë, Uashingtoni po sheh mundësinë e ndalimit të dërgimit të avionëve F-35 në bazën Eskishekhir.

Sipas gjeneralit në pension, Xhejms Marks, Turqia “po ngre flamuj të kuq të rëndësisë së NATO-s në rajon” dhe “ka gjasa që ajo të  largohet  nga NATO deri në fund të këtij viti”.

Nga ana e tij, Pekini është duke pritur me durim që Erdogani të përmbushë premtimin e tij të mëhershëm, për të “nisur kërkimin e miqve dhe aleatëve të rinj”.

Nisma kineze e Brezit dhe Rrugës, përfshin shumë vende tranziti në Euroazi, mes tyre edhe Turqinë dhe Rusinë. Ambasadori i Kinës në Turqi, Deng Li, tha kohët e fundit se Turqia dhe Kina, janë kundër politikave proteksioniste, dhe se “të dyja vendet, kanë nevojë për një ekonomi botërore të hapur”.

Kina shpreson që një ndërvarësi më e madhe, do të zvogëlojë mundësinë e konfliktit dhe rivaliteteve, duke lehtësuar çdo rrezik për planet e saj ambicioze globale. Duke iu afruar më shumë Rusisë dhe Kinës, Erdogan duket se po shkon në drejtimin e kundërt me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-s.

Presidenti Erdogan, e ka vendosur Turqinë në një kurs drejt nacionalizmit fetar, oportunizmit politik, dhe një politike të jashtme gjithnjë e më të paparashikueshme, e cila minon prioritetet strategjike të NATO-s. Komentet e presidentit turk mbi Kristçërç, dhe krizat diplomatike që i kanë shkaktuar ato, nuk ishin diçka e jashtëzakonshme, por pjesë e një modeli më të gjerë të sjelljes, që po e thellon hendekun midis Turqisë dhe Perëndimit./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: brenda vititlarglargohetNATOPerëndimitTurqia

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Vizita “blic” në Shkodër, Lleshaj shkon 2 herë brenda 4 ditësh

Vizita “blic” në Shkodër, Lleshaj shkon 2 herë brenda 4 ditësh

BB: Pagat në Shqipëri të ulëta, taksat ndër më të lartat në rajon

BB: Pagat në Shqipëri të ulëta, taksat ndër më të lartat në rajon

23 mln euro me destinacion Shqipërinë? Policia franceze përgënjeshtron lajmin

23 mln euro me destinacion Shqipërinë? Policia franceze përgënjeshtron lajmin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com