Trump thirrje protestuesve: Jo dhunës, jemi partia e rendit dhe ligjit

Presidenti në detyrëi SHBA-ve, Donald Trump u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe mos të përdorin dhunë.

Ai shprehet se ata janë partia e ligjit dhe rendit, ndaj duhet të jenë shembull dhe të protestojnë paqësisht.

“Unë u kërkoj të gjithë qytetarëve në Capitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit, respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit”, shkruan Trump në rrjetin social, Twitter.

Tensionet janë rritur në Uashington, pasi Kongresi u mblodh për të numëruar votat e Kolegjit Elektoral të dy partive në SHBA që morën pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit ku Biden doli fitues me 306 vota, ndërsa Trump arriti të mblidhte vetëm 232 vota të Kolegjit Elektoral.