Protestat në SHBA, reagon Joe Biden: Po sulmohet demokracia amerikane

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat që po zhvillohen në Uashington.

Në një dalje për mediat, Biden deklaroi se demokracia amerikane është nën sulm dhe sipas tij, kjo nuk është Amerika e vërtetë.

Ai i kërkoi Presidentit në detyrë, Donald Trump që të dalë në televizion dhe të kërkojë përfundimin e kësaj proteste.

Joe Biden: “Demokracia jonë është nën sulm. Një sulm ndaj të zgjedhurve të vendit. Një sulm ndaj forcave të rendit. Më lejoni të jem i qartë skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën e vërtetë. Shohim një numër të vogël ekstremistësh. Kjo është anarki është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet në mënyrë që demokracia të ecë përpara. I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”.