E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Trump, president i ruralëve dhe i të paarsimuarve

Nga: Eduard Zaloshnja

Teksa kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar apo rinumëruar (nga 158 milionë gjithsej), Qendra studimore NORC në Universitetin e Çikagos (një nga universitetet me prirjet më të djathta, ndër univeristetet më prestigjioze në botë), zhvilloi këto ditë një anketim të gjerë me 100 mijë amerikanë, ndër ata që votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Nga anketimi, rezulton se 60% e votuesve ruralë të SHBA-së ia dhanë votën Presidentit Trump. (Shënim: Para 4 vjetëve, 59% e tyre ia dhanë votën atij). Ndërkohë, 61% e votuesve pa arsim të lartë votuan për presidentin Trump. (Shënim: Para 4 vjetëve, 59% e tyre ia dhanë votën atij).

Këto rezultate të anketimit konfirmohen edhe nga harta e mijera konteve rurale të SHBA, ku Presidenti Trump pati epërsi (si në këto zgjedhje, edhe në zgjedhjet e kaluara). Ai ka siguruar epërsi në shumicën dërrmuese të konteve rurale (shihni Hartën 1 më poshtë), të cilat kanë dëndësi të ulët popullsie dhe nivel arsimor ndjeshëm më të ulët se sa të konteve urbane e suburbane. Me pak fjalë, në qoftë se presidenca do të varej vetëm nga votat e ruralëve dhe të të paarsimuarve, Trump do t’i kishte fituar zgjedhjet me rreth 60% të votës popullore…

Por nuk ka qenë e njëjta situatë me presidentët e mëparshëm republikanë. Më 2004 (herën e fundit që u rizgjodh një president republikan), kontetë ku fitoi Presidenti Bush ishin një miks i konteve rurale, urbane e suburbane (shihni Hartën 2 më poshtë), ku kishte përzjere normale të votuesve me arsim të lartë dhe pa arsim të lartë.

Harta 1. Në kontetë e kuqe (rurale) ka epërsi deri më sot Trump; në kontetë blu (urbane e suburbane) ka epërsi deri më sot Biden

Harta 2. Në kontetë e kuqe fitoi Presidenti Bush më 2004; në kontetë blu fitoi Kerry

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...