Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36 milionë euro

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga: Klodian Tomorri

Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me mijëra familje shqiptare, qeveria në të gjitha nivelet është zhytur në pellgun e babëzisë dhe shpërdorimit të parave publike.

Në protokollin e Kuvendit, pak ditë më parë ka mbërritur një copë letër nga Bashkia e Tiranës për të gjymtuar më tej buxhetin.

E formatuar në vetëm gjysmë faqe, përmeës shkresës Bashkia e Tiranës i kërkon Kuvendit që të heqë 4.4 miliardë lekë ose rreth 36 milionë euro nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar u shemb nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës në mes të natës, përmes një akti brutal force pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve. Tashmë mbi godinën e shembur, Bashkia kërkon të ndërtojë teatrin e ri, duke u marrë qytetarëve 36 milionë euro nga taksat e tyre.

Fillimisht Bashkia tentoi ta financonte ndërtimin e Teatrit përmes një kredie 30 milionë euro nga institucionet ndërkombëtare. Por me sa duket ndërkombëtarët e kanë refuzuar financimin e orekseve korruptive dhe talebanizmit shtetëror që shembi godinën ekzistuese të Teatrit.

E refuzuar nga ndërkombëtarët, tani bashkia e Tiranës kërkon që faturën e Teatrit të ri t’ja u ngarkojë qytetarëve duke i kërkuar Kuvendit, që të financojë koston e plotë nga buxheti i vitit të ardhshëm. Por kostoja është rritur sërish rrugës duke shkuar në 36 milionë euro nga 30 milionë euro që u than ë fillim. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës drejtuar Kuvendit nuk shpjegon se pse kostoja ka kërcyer me 20 për qind, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,.

Projektbuxheti i vitit 2021 i propozuar nga Ministria e Financave nuk parashikon fonde për ndërtimin e Teatrit. Por votimi i draftit nen për nen mbyllet të hënën në datën 16 nëntor. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës për financimin e plotë të Teatrit nga buxheti pritet që fillimisht të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë këtë javë.

Me shumë gjasa, deputetët në Komision do të heqin para nga zërat e tjerë, e ndoshta edhe nga shëndetësia për të financuar tekat e kushtueshme dhe të paligjshme të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Si askund tjetër në botë, qeveria shqiptare ja ka lënë kostot e kurimit nga pandemia vetë qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Buxheti i shtetit nuk përballon asgjë, as rimbursimin e ilaceve të kushtueshme dhe as ekzaminimin e qytetarëve të prekur me Covid.

Për shumë familje shpenzimet e kurimit nga pandemia rezultojnë katastrofike duke fshirë të ardhurat që ato fitojnë në një vit dhe duke i zhytur në varfërinë ekstreme.

Por me gjithë kërkesat e qytetarëve për ndihmë, qeveria i ka refuzuar ato. Për arsyen e thjesht. Para nuk ka. Sepse paratë do të shkojnë për të financuar Teatrin që prishën talebanët, mbikalimet e oligarkëve apo rrugët e askundit, që po tenderon në seri ARRSH ditët e fundit. Ky është shpërdorim i parave të qytetarëve.

Tags: buxheti i shtetitklodian tomorriMinistria e FinancaveTeatri

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Iu gjetën 3 lingota flori, arrestohet 56-vjeçari në Rinas

Lekundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

by mirseda
19:54 | 08/06/2026
0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka...

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com