Presidenti Trump deklaroi fitoren në shumë shtete kyçe, edhe pse është ende e paqartë se kush i ka votat për të fituar.
Në një deklaratë për mediat, Trump hodhi disa akuza për kundërshtarin dhe tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.
Presidenti u shpreh që nuk duhet shtuar asnjë fletë votimi e orës 4:00 të mëngjesit.
“Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë të SHBA. Ne nuk duam që ata të gjejnë asnjë fletë votimi në 4:00 të mëngjesit dhe t’i shtojnë në listë. Për mua, ky është një moment shumë i trishtuar dhe ne do ta fitojmë këtë”, tha Trump.
Deri në këto momente, presidenti Trump ka fituar 48.7% të votave dhe Joe Biden 48.9% të votave.