“Gratë mund të mbeten shtatzënë edhe nëse notojnë në të njëjtën pishinë me burrat”. Kjo deklaratë i ka kushtuar shtrenjtë një zyrtareje në Indonezi, e cila është shkarkuar nga puna.
Sitti Hikmawatty është shkarkuar nga posti që mbante, pas deklaratave të bujshme kundër shtatzënive të padëshiruara. Ajo është shprehur më herët se gratë mund të mbeten shtatzënë, edhe nëse notojnë në të njëjtën pishinë me burrat.
Sitti Hikmawatty, në pretendimin e saj absurd këshillonte gratë që të mos laheshin në të njëjtën pishinë me burrat, nëse nuk donin të ngeleshin shtatzënë.
Komentet e Hikmawatty, u bënë objekt talljesh ndërkombëtare. Lidhur me ketë situatë, autoritetet nisën hetimet. Ata i dhanë asaj zgjedhjen mes dorëheqjes ose shkarkimit.
Sitti i kishte bërë këto deklarata në një revistë në muajin e kaluar, ku mes të tjerash thoshte: “Ka një tip veçanërisht të fortë të spermës së mashkullit, që mund të shkaktojë shtatzëni edhe në një pishinë”.
Paneli i autoriteteve vendosi se ajo nuk ishte më e aftë ta mbante postin e saj, kështu që vendosën ta shkarkojnë.
Komisioni tha se ajo “kishte shkaktuar një reagim të gjerë publik, jo vetëm nga qytetarët e vendit, por dhe nga jashtë në formë talljesh, që kishin shkaktuar pasoja mbi komisionin dhe shtetin”.