Një super lajm vjen nga Britania e Madhe, si paraqitet situata nga COVID-19

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe, ku raportohet se është ulur numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet më në fund kanë përcjellë një lajm të mirë, pas shumë ditëve ku numri i viktimave dhe numri i të infektuarve nuk stopohej. Kjo ka ngjallur edhe më tej shpresat se diçka po ndryshohet.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 350 pacientë nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, duke e çuar në 20.753 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Këto shifra dëshmojnë se situata në Britaninë e Madhe po shkon drejt përmirësimit.