Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Në terr dhe të uritur, fëmijët jetojnë në mëshirë të fatit në kasolle

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Në terr dhe të uritur, fëmijët jetojnë në mëshirë të fatit në kasolle

Dy muaj më parë Vjollca dhe Idrizi, u larguan nga fshati Zapod, në Kukës së bashku me tre fëmijët e vegjël. Pasi atje ishin në mëshirë të fatit dhe në kushte skandaloze, ku jeta po i rrezikohej dita-ditës. Me shpresa të rrënuara u shpërngulën në fshatin Çerkezë,Tiranë.

Por, përsëri jeta vazhdon të tregohet mizore me ta. Jetojnë në një kasolle të shkatërruar në majë të një kodre, pa elektricitet dhe krejt të vetëm, pa asnjë të ardhur. Edhe pse kryefamiljari çdo ditë mundohet të gjejë punë, e ka të pamundur. Kështu kalojnë ditët e netët për këta tre fëmijë, në terr dhe të uritur.

“Janë rritur vetëm me sheqer e ujë, veç Zoti mi ka shpëtuar deri në këtë gjendje. Se nuk kanë pasur as bukë për të ngrënë. Ka pasur ditë që nuk kam pasur për t’i dhënë as bukë, jo më ushqime të tjera. Kurrë nuk janë kënaqur. Është gjynah, se nuk na ka faj fëmija që të vuajë kaq shumë. Kanë vuajtur, i ka falur Zoti deri tani.

Gjoja erdhëm për më mirë, për të futur fëmijët në kopsht. Sepse atje nuk ka pasur, mbetej fëmija pa shkollë. Këtu erdhëm për më mirë, por prapë në një kasolle jemi. Pa punë e pa asgjë. Vetë jam e sëmurë nga sytë.

Njërin e kam të hequr të gjithin, kurse tjetrin me probleme. Nuk kam mundësi të shkoj te doktori, më ka thënë herë pas here sepse mund të humbasë e syrin tjetër. Burri mundohet që të gjejë punë, por nuk gjen se nuk njeh asnjë. Mundohet, përditë del në këmbë e shkon deri në Tiranë, vetëm të gjejë një ditë punë për fëmijët. Por, nuk ka punë. Pa asnjë lloj kushti jemi. Pa drita, pa ujë, pa asgjë. Veç këto dy divane kemi, që na i kanë falur.

Na ka zënë shiu i madh që ra para ca kohësh dhe i gjithë uji hyri brenda. Kemi frikë se do na hiqet edhe kjo llamarina. E pastaj do të mbetemi jashtë krejt. Nuk ka më keq, edhe kjo pikon gjithandej. Por, nuk kemi ku të shkojmë. Duhet të rrimë këtu prej zorit.”

Me lot në sy, Vjollca rrëfen mes dhimbjes se çdo ditë fëmijët kërkojnë bukë, por jo çdo ditë kanë mundësi të hanë. Kjo është edhe dëshira e tyre më e madhe, nuk kanë asnjë kërkesë për gjëra materiale. Për ta rëndësi ka vetëm të ushqehen dhe të mos jetojnë në terr.

“Më plas zemra, nuk ka gjë më keq se vuajtjen tonë e marrin edhe fëmijët. Kanë pasur temperaturë të tre dhe nuk kam pasur asnjëherë mundësi t’i çoj të vizitohen. Nuk kam pasur as ilaçe e asgjë. Veç kështu me lecka të lagura. Edhe te trupi e fytyra janë të mbushur me pika, kështu i ka edhe djali. Ne nga mushkonja themi, por se di se nuk i kemi pasur ndonjëherë për t’i vizituar.

Ishalla Zoti e bën mirë për këta fëmijë se kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë. Del çupa jashtë sheh të gjithë me drita e thotë pse o mami vetëm ne rrimë në terr dhe të gjithë njerëzit kanë drita. Djali sa i vogël është dhe nuk rri brenda se nuk rri në terr. Në terr kemi ndenjur, ka pasur raste që as qirinj nuk kemi mundur ta blejmë. Nga zori kanë vuajtur, sa nuk vuan kush. Jemi që prej 8 vitesh në këtë situatë, në këtë varfëri. Nuk është vetëm një ditë, por janë 8 vjet.

Boll ankohen fëmijët se i shohin të tjerët mirë dhe ne jemi në këtë gjendje. Shkoj të çoj gocën te kopshti, frikësohen dy fëmijët e tjerë që rrinë vetëm, sepse hyjnë minj e insekte. Nuk kam batanije dhe ato që kisha i kam përdorur për të rrethuar vendin, që mos të ngordhte fëmija. Pa banjë, pas asnjë gjë. Vetëm këtë kasolle kemi. Nuk ka dyer, nuk ka dritare, nuk ka ku hyn dritë këtu.

Gjatë ditës, edhe sikur të jetë ftohtë duhet ta lëmë hapur, për të hyrë një grimcë dritë. Kemi frikë të ndezim qirinj sepse mos na digjet kasollja dhe po më digjen fëmijët. Nuk kam më keq. Edhe këtë sobën që e kemi, nuk kemi drunj për ta ndezur. Shkojmë e marrim ndonjë kallëm a ça të gjej burri. Të paktën sa të nxehim pak ujë për të larë fëmijët.”

Apelin tronditës e ka postuar fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bën thirrje për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë familjes Mani. Dhe këtyre tre fëmijëve, jeta e të cilëve duket se veç po i ndëshkon, pa qenë fajtor./ TIRANA TODAY

 

 

Tags: apelÇerkezëfamilja Monefundjave ndryshejetojnë në terrKukesndihmëndihmë ekonomikeZapod

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Fermerët në Lushnjë sërish në protestë: Jemi të falimentuar

Fermerët në Lushnjë sërish në protestë: Jemi të falimentuar

“Me timon pa timon, shoferi është kampion”, Rama: Ju rrofshin patentat

"Me timon pa timon, shoferi është kampion", Rama: Ju rrofshin patentat

PD nxjerr fotot e Spiropalit: Nga sarajet tek pushimet e luksit

PD nxjerr fotot e Spiropalit: Nga sarajet tek pushimet e luksit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com