Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tri vaksina

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Politikanit kosovar, Veton Surroi i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës”

Sivjet ka qenë një orë e mad he biologjie, fiziologjie, anatomie, psikologjie… Kemi mësuar se si një virus ky i pandemisë, godet mushkëritë, ngjiz gjakun, dobëson gjymtyrët, pamundëson ecjen, turbullon mendjen. Virusi sulmon pikat e dobëta të organizmit, i vë në spikamë ato dhe nëpërmjet pikave të dobëta sulmon pjesët e tjera, deri atëherë të shëndosha të tij. Sikur trupi i njeriut, kështu është sulmuar edhe organizmi shoqëror, këtu ndër ne dhe në të gjithë botën.

Koronavirusi, siç ka nxjerrë në pah dobësitë e organizmit të njeriut, ka nxjerrë në pah dobësitë e organizmit tonë kolektiv. Ka treguar se ekonomia e vendit varet në masë të madhe prej parave të diasporës; paratë e saj mbajnë qarkullimin që krijon shpenzimin e nevojshëm për ta mbushur buxhetin e vendit. Ka treguar se ekonomia e vendit nuk është ndër prioritetet parësore politike: vendi ka pësuar krizë të thellë politike përgjatë tërë vitit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk ka qenë as afër arsyeve për të.

Nuk pati konfrontime politike për mënyrën se si të ndihmohet ekonomia për pandemi; pati konfrontime për “bajrakun” e partisë a figurave politike për të dalë në prominencë. Ka treguar se ekziston mungesë e plotë e sensit për politikë të jashtme si pjesë e një kontinuiteti, sikur çdo gjë të fillojë nga së pari, nga kjo qeveri dhe ky ministër. Ka treguar për mungesën e plotë të sensit se politika e jashtme është pjesë e një nevoje për konsensus shoqëror; në krizën më të madhe u bë garë për “marrëveshje historike” në thonjëza, marrëveshje që në këtë fund të vitit vështirë të mbahen mend a të çojnë peshë.

Pandemia ka treguar se si të ishim në vitet nëntëdhjetë, shëndetësia e arsimi ende varen prej sakrificës së mjekut e infermieres, të mësuesit e të arsimtarit e jo siç do të duhej në radhë të parë prej funksioneve të institucioneve të shtetit. Vendi ynë është i vetmi në Europë sot që nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.

Dhe vendi ynë është i pari në Europë për nga analfabetët funksionalë – produkt i një sistemi tmerrësisht të dobët arsimor. Por, dhe, virusi ka nxjerrë në sipërfaqe sërish krizën themelore të vendit: shtetin e kapur. Në të, si në sistem feudal, konflikti politik nuk është konflikt idesh, por konflikt për kontrollin e resurseve. Resurse janë paratë publike, prokuroria e gjyqësia, ndërmarrjet publike. Çdo gjë që duhet të jetë e qytetarëve, është resurs për kontrollin e të cilit zhvillohet lufta.

Koronavirusi, po ashtu, ka nxjerrë në pah dobësitë e organizmit ndërkombëtar. Trupi ndërkombëtar, të cilit i përkasim natyrshëm, ai perëndimor, ka treguar mungesë uniteti dhe shkarje të plotë në objektiva. Një vend si ky yni, që është çliruar dhe pavarësuar falë unitetit transatlantik, e ka ndier më shumë se kushdo tjetër në kontinent këtë sëmundje transatlantike. Në diskursin publik kosovar, një pjesë e madhe e vitit është shpenzuar në konflikte leximi apo “leximi” të mesazheve: a thua çka po thotë Amerika, a thua duhet dëgjuar më shumë këtë apo atë?

E megjithatë, do lënë prapa zymtësinë e këtij viti. Pra, tash, dy lajme të mira dhe një paralajmërim që mund të çojë te lajmi i tretë i mirë. Siç dimë, janë gjetur dy vaksina.

E para është për koronavirus dhe në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, nëse çdo gjë shkon si duhet, do të arrihet imuniteti i tufës. Do të jetojmë në një botë që e ka tejkaluar pandeminë dhe ka nxjerrë mësimet e nevojshme. Do të zbulojmë se si do të duket “normaliteti i ri”.

Vaksina e dytë është ajo për organizmin transatlantik. Këtë e kanë prodhuar zgjedhjet në Amerikë. Me ngulm demokratik, miliona qytetarë amerikanë kanë zhvilluar betejën që me votat e tyre ta prodhojnë vaksinën bazike që duhet ta shërojë trupin dikur të shëndoshë të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Bashkimit Europian. Sepse, përderisa ndonjëra prej anëtarëve të BE-së mund të “sëmuret”, marrëdhëniet transatlantike rezistojnë me shëndet deri në momentin e shërimit. Por, kur kemi sëmundje të atillë të politikës amerikane, çfarë është përjetuar në katër vjetët e fundit, atëherë këtë e ndiejnë të gjithë në Perëndim, përfshirë dhe ne, aspirantët e kësaj bote.

Që të dyja këto vaksina janë shumë të nevojshme për trupin e sëmurë të Kosovës. Që të dyja po vijnë apo do të vijnë nga jashtë; ato nuk janë fryt i përpjekjes kosovare.

Por, vaksina e tretë, ajo që duhet të shërojë organizmin kosovar nga kapja e shtetit, nga mungesa e unitetit politik, nga mosdefinimi i përparësive të ecjes së vendit në ekonomi, shëndetësi e arsim, nuk do të vijë nga jashtë.

Ajo mund dhe duhet të prodhohet brenda vendit. Dhe nëse bëhet, nuk do të jetë në një laborator shkencor. Mund të jetë produkt i një vale ndryshimesh demokratike që duhet ta kaplojnë vendin. E, valët, para partive politike, akademive, qendrave të mendimit e shoqërisë civile, fillojnë te qytetari. Ai që lexon.

*Nga fjalimi për manifestimin “Rexhai Surroi 2020”, këtë vit, të organizuar në formë virtuale.

Tags: kosoveopinionvaksinaveton surroi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Serbia nis vaksinimin kundër koronavirusit, Bërnabiç merr dozën e Pfizer

Serbia nis vaksinimin kundër koronavirusit, Bërnabiç merr dozën e Pfizer

Përsëritet rasti i Lefter Zhidrus/ 45-vjeçari ngujohet në banesë, nuk dorëzohet

Përsëritet rasti i Lefter Zhidrus/ 45-vjeçari ngujohet në banesë, nuk dorëzohet

Zbulohet mutacioni i tretë i Covid-19, identifikohen rastet e para në Nigeri

Zbulohet mutacioni i tretë i Covid-19, identifikohen rastet e para në Nigeri







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

by mirseda
21:08 | 07/04/2026
0

Zona e Tales në Lezhë, është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit...

Erdoğan flet me Sánchez, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me Sánchez, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

21:02 | 07/04/2026
Pickimet më të dhimbshme në botë, nga milingonat te kandilat vdekjeprurës

Pickimet më të dhimbshme në botë, nga milingonat te kandilat vdekjeprurës

19:57 | 07/04/2026
Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci

Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci

19:53 | 07/04/2026
“Shkatërrim total i infrastrukturës”/ Çfarë ndodh nëse kërcënimi i Donald Trump bëhet realitet?

“Shkatërrim total i infrastrukturës”/ Çfarë ndodh nëse kërcënimi i Donald Trump bëhet realitet?

19:48 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com