Një mutacion i tretë i Covid-19 është zbuluar ditën e sotme në Nigeri. Prestigjozja britanike, The Sun shkruan se rastet e para me Covid janë zbuluar nga Drejtori i Autoriteteve të Shëndetësisë, John Nkengasong.
Ai deklaroi se ky mutacion i Covid-19 është ndryshe nga dy ndyshimet e para, të cilat janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në Angli.
Sipas tij, ky variant i ri nuk është më infektues, por gjithashtu tha se është ende herët për të dalë në përfundime.
“Na jepni pak kohë, është akoma shumë herët. Ndryshe nga varianti i parë në Mbretërinë e Bashkuar, ne nuk kemi vërejtur një rritje kaq të shpejtë të prejardhjes Covid në Nigeri dhe nuk kemi prova që tregojnë se variantet e ndryshimit janë të njëjta,” tha ai.
Deri me tani, Covid-19 ka pësuar 3 mutacione. I pari është zbuluar në Angli në datë 15 dhjetor. Mutacioni i dytë është shfaqur ditën e djeshme në Afrikën e Jugur ndërsa i treti është shfaqur sot në Nigeri.