E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Serbia nis vaksinimin kundër koronavirusit, Bërnabiç merr dozën e Pfizer

Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit ditën e sotme, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ishte në mesin e personave të parë që morën vaksinën. Kjo sipas qeverisë serbe, me qëllim rritjen e besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Serbia ka marrë rreth 5,000 doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor. Presidenti serb, Aleksëndar Vuçiç ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit nëpër shtëpi kujdesi.

“Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz, më shumë se 80 për qind e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, tha Vuçiç.

Ndonëse Serbia nuk ka miratuar ende përdorimin e vaksinave, ky shtet pritet të përdorë edhe vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër koronavirusit, Sputnik V dhe atë të Kinës, Sinopharm për të siguruar më shumë doza për popullatën me 7 milionë banorë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...