Një nga të plagosurit në atentatin që u bë këtë pasdite ndaj prokurorit Arjan Ndoji, është transportuar pak minuta më parë në spitalin e Traumës.
Bëhet fjalë për shoferin e prokurorit, Andi Maloku i cili është plagosur rëndë. Ndërsa prokurori dhe Landi Muharremi, i njohur dhe me ermin Aleksandër Laho ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se spitali i Traumës është blinduar nga forca të shumta policie. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po bëhet krehja e zonës. Ndërsa në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli