Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tragjedia në Pukë, rrëfimi drithërues i 4 jetimëve: Ulërimat tona i dëgjuan të gjithë, veç mamit e babit

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Tragjedia në Pukë, rrëfimi drithërues i 4 jetimëve: Ulërimat tona i dëgjuan të gjithë, veç mamit e babit

Në fshatin Breg në Pukë mesnatën e 7 prillit qielli do të ndriçohej nga flakët. Si pasojë e një shkëndije elektrikë në shtëpinë e familjes Ndoj gjithçka u kthye në hi. Bashkëshortët Petrit dhe Dava humbën jetën. Ndërkohë katër fëmijët e dy gjyshërit arritën të shpëtojnë. Por, sot veç dhimbjes ata janë të dorëzuar para pamundësisë dhe kushteve të mjerueshme.

Greta është vetëm 15 vjeçe, por tashmë i duhet të kujdeset për Geraldën 13 vjeçe, Radoslovin 12 vjeç dhe Mariglenin 11 vjeç.

Greta rrëfen ngjarjen tragjike, ku mes flakëve arritën të hidhen nga dritarja e dhomës së tyre për të shpëtuar më pas gjyshin e moshuar dhe gjyshen e paralizuar. Por, edhe pse tentuan të ngjisnin shkallët për në katin e dytë që të shpëtonin prindërit, tymi dhe flakët ishin shumë të larta duke i zmbrapsur. Në atë moment edhe pse nuk donin ta besonin, fëmijët e dinin që kishte marr fund.

“Mami edhe babi, ato mendoj. Gjithë natën fle duke qarë. Kemi shumë njerëz afër, por mamin dhe babin nuk i zëvendëson asnjëri. Si çdo natë i putha mamin dhe babin, thamë natën e mirë. Nuk e di, por ishte diçka në zemër që po më thoshte, ndalo mos ik. Nuk mundesha të shkoja të flija. E parandieja një gjë të keqe.

Është çuar vëllai i vogël, pa zjarrin edhe na ka zgjuar të gjithëve. Edhe dy minuta të kishim ndenjur aty, do na kishte marr flaka komplet. Do ishim djegur edhe ne. Hapëm dritaren, bërtitëm me të madhe ‘mami’, ‘babi’. Nuk e di, mund të kenë qenë mbledhur edhe nga fshatrat përreth aq shumë sa bërtitëm. Të gjithë na dëgjuan, veç mami e babi jo.

Mundohem të mendoj të ardhmen. Vetëm me vëllezërit dhe me motrën, se ça do bëj unë për ta?! Shumë frikë kam, përderisa ndodhi kjo gjë mund të ndodhin dhe shumë gjëra të këqija. Unë do të punoj, do të bëj çdo gjë. Do të jap shpirtin tim për këta. Mos të kenë trishtim asnjëherë.”

Edhe para se bashkëshortët të ishin gjallë, gjendja ekonomike e familjes ishte e vështirë. Ndaj edhe Petriti shumë herë shkonte në Kosovë që të punonte. Por, tanimë 4 fëmijët kanë mbetur në mëshirë të fatit. Ku edhe ato pak gjëra që kishin iu dogjën nga zjarri fatkeq.

“Asgjë nuk mbeti nga shtëpia, vetëm pak shpresë. Asgjë nuk ka mbetur tjetër. Shpresë për të jetuar, të ecim përpara. Çfarë kishte brenda, televizorë, frigoriferë, lavatriçe, rroba gjithçka ikën. Ne jemi katër fëmijë që nuk kemi mundësi të blejmë asgjë. Gjendja ekonomike nuk ka qenë aq mirë. Kemi qenë keq, por tani jemi shumë herë më keq.

Unë me të vërtetë që jetoj rrugëve, apo edhe në një kasolle sa për të futur kokën. Por, vetëm për vëllezërit dhe motrën dua të kenë një vend ku të mbështeten, ku të ulen, të kenë ngrohtësinë e shtëpisë. Mos të mërdhijnë kur të jetë ftohtë. Tani përderisa ka ndodhur kjo, kemi frikë edhe t’i afrohemi zjarrit. Mbrëmë nuk kishte drita, ndezëm qiririn dhe doja vetëm ta fikja.”

Gjyshja nga ana e mamasë bën thirrje për ndihmë, pasi kushtet janë shumë të rënda.

“Katër fëmijë pa baba e pa nënë. Katër fëmijë janë shumë rëndë. Unë jam gjyshja nga ana e mamasë. Do t’i laj, do të kujdesem sa të kem mundësi. Por, e ardhmja ju mungon këtyre. Që mos të vuajnë si babi a si mami i vetë. T’i plotësohet me një shtëpi se dhe unë nuk kam ndihmë. Unë jam 57 vjeçe pa pension, pa asgjë. O Zot, që mos të thonë mungojnë mami e babi, por nuk kemi as ku strehohemi, të hamë e pimë.”

Është fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili ka publikuar apelin si edhe njofton se ka hapur fushatën për t’i ardhur në ndihmë familjes Ndoj. Duke i bërë thirrje çdokujt që ka mundësi të kontribuojë, pasi  katër fëmijët tashmë janë pa asnjë mbështetje./ TIRANA TODAY

Tags: 4 jetimefundjave ndrysheNdojPukerrëfimi drithëruesshtëpisëtragjediaulërimatzjarr

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
Protesta e opozitës/ 1300 forca policie, rrethohet Kryeministria (Foto)

Protesta e opozitës/ 1300 forca policie, rrethohet Kryeministria (Foto)

Kinezët eksperimentojnë sërish: Gjene njerëzore në trurin e majmunëve

Kinezët eksperimentojnë sërish: Gjene njerëzore në trurin e majmunëve

Tuzi me drejtues shqiptar/Thaçi: Fitore mbarëshqiptare

Siguria/ Thaçi paralajmëron serbët: Nëse ikni, nuk do të ktheheni më







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com