Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Trafikonin emigrantë/ Goditet banda e shqiptarëve (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Policia ka zbuluar disa detaje që çuan në shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh shqiptarë, që trafikonin në mënyrë ilegale qytetarë nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.

Pas një hetimi gati 8-mujor, policia ka finalizuar operacionin “Stafeta”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e trafikimit të personave.

Nga uniformat blu është bërë i mundur ndalimi i shtetasve A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Stafeta”.

Goditet një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së.

Vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordimin nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi gati 8-mujor ka finalizuar me sukses operacionin “Stafeta”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e trafikimit të personave.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe ndalimi i shtetasve: A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave.

Tags: beemigrantelindja e mesmetrafikimi

TË LIDHURA

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026
Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Next Post

Berisha nxjerr blof Ramën për xhaminë e Gjin Aleksit

Shkrim biografik për të famshmin Ali Pashë Tepelena, njeriun me kujtesë të jashtëzakonshme

71 persona të infektuar në 24 orët e fundit, Manastirliu jep paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

by mirseda
10:27 | 10/06/2026
0

Një ngjarje e rendë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Një fëmijë është mbytur...

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com