Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Tortura dhe indoktrinim komunist, ç’po ndodh me 1.5 milionë myslimanë në Kinë

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Tortura dhe indoktrinim komunist, ç’po ndodh me 1.5 milionë myslimanë në Kinë

Kina i quan Qendra të Edukimit dhe Formimit Profesional. Por bota i njeh si kampe internimi. Ato janë ngritur që prej vitit 2014 në provincën perëndimore Xinjiang, me synim internimin e myslimanëve të komunitetit etnik ujgur. Shumë raportime, thonë se këto kampe operojnë tërësisht jashtë sistemit ligjor.

Shumë ujgurë janë internuar pa asnjë proces gjyqësor, dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare. Autoritetet lokale, thonë se qindra mijëra ujgurë dhe pakica të tjera etnike, mbahen në këto kampe për t’u riedukuar në kuadër të luftës ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit.

Që nga viti 2018, vlerësohet se autoritetet kineze mund të kenë arrestuar qindra e mijëra, ndoshta 1 milionë ujgurë, kazakë, kirgizë, të krishterë, si dhe disa shtetas të huaj. Në korrik të këtij viti, ambasadorët e 22 vendeve në Kombet e Bashkuara, dënuan përmes një letre të përbashkët arrestimin masiv të ujgurëve dhe grupimeve të tjera minoritare, duke i kërkuar qeverisë kineze që t’i mbyllë këto kampe.

Kina i ka hedhur vazhdimisht poshtë këto akuza. Por sikurse e tregojnë edhe pamjet e marra së fundmi me dron, ku shihen qindra burra të burgosur me pranga në duar, dhe me sytë e mbyllur, që dalin nga një tren. Ata janë veshur me uniforma blu dhe të verdha, kokat u janë rruar, qëndrojnë ulur përtokë, ndërsa më vonë merren nga policia.

Pekini nisi t’i ndërmarrë këto masa drastike, menjëherë pas trazirave të korrikut 2009, ku mbetën të vrarë qindra njerëz. Uang Lekuan, sekretari i atëhershëm i Partisë Komuniste në rajonin Xinjiang, urdhëroi kufizimin e kulturës dhe fesë vendase. Ai zëvendësoi gjuhën ujgure me atë kineze që në shkollat ​​fillore. Ndaloi mbajtjen e mjekrave, shamive, agjërimin dhe lutjet, gjatë orarit të punës për myslimanët.

Lekuan u pasua në detyrë në vitin 2010 nga Zhang Çunxian, që vazhdoi dhe forcoi politikat shtypëse ndaj ujgurëve. Në vitin 2014, autoritetet kineze shpallën “luftën e njerëzve kundër terrorizmit”. Autoritetet lokale miratuan kufizime të reja për ujgurët. Në gushtin e vitit 2016, në krye të rajonit PKK vendosi Çen Kuanguo.

Ai rekrutoi brenda 2 vitesh mbi 90.000 oficerë policie, dhe ngriti më shumë që 7300 pika kontrolli në Xingjiang. Media ndërkombëtare e ka etiketuar regjimin aktual në Xinjiang si “shtetin policor më të egër në botë”. Eksperti amerikan Viktor Shih nga Universiteti i Kalifornisë, mendon se internimet masive janë krejtësisht të panevojshme, pasi në rajon nuk kishte asnjë lloj rebelimi.

Në zonat urbane, shumica e kampeve janë përshtatur nga shkollat ​​profesionale, shkollat ​​e partisë, shkollat ​​e zakonshme apo ndërtesat e tjera zyrtare. Ndërkohë  në zonat periferike ose ato rurale, shumica e kampeve janë ndërtuar posaçërisht synimet e “riedukimit”. Kampe të tilla ruhen nga forcat e armatosura ose policia speciale.

Ato janë të pajisura me porta si burgjet klasike, mure të larta rrethuese, gardhe sigurie, sisteme përgjimi dhe kulla vrojtimi. Ndërsa nuk ka të dhëna publike të verifikueshme për numrin e saktë të kampeve, ka pasur përpjekje të ndryshme, për të dokumentuar atë çfarë po ndodh në to, përmes imazheve satelitore dhe dokumenteve qeveritare.

Më 15 maj 2017, Fondacioni Xhejmstaun, një institut me qendër në Uashington, SHBA, publikoi një listë prej 73 kampesh riedukimi. Më 1 nëntor 2018, Qendra Ndërkombëtare e Politikave Kibernetike e Institutit Australian të Politikave Strategjike (ASPI), raportoi për kampe të dyshuara në 28 vende të ndryshme.

Më 29 nëntor po të vitit të kaluar, Reuters dhe Earthrise Media, raportuan për 39 kampe të dyshuara. Politikania ujgure, Rebija Kader, që ndodhet në internim që prej vitit 2005, ka të arrestuar ose zhdukur 30 të afërm të saj, përfshirë motrat, vëllezërit, fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Më 13 korrik 2018, Sajragul Saujtbaj, e etnisë kazake dhe ish-nëpunëse e shtetit kinez, u paraqit në një gjykatë në qytetin Zharkent të Kazakistanit, për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit midis dy vendeve. Gjatë gjyqit, ajo dëshmoi për punën e saj të detyruar në një kamp riedukimi, ku ishin mbyllur mbi 2.500 kazakë.

Avokati i saj besonte se nëse Saujtbaj ekstradohej në Kinë, do të përballet me dënimin me vdekje, pikërisht për shkak të asaj dëshmie tronditëse. Më 1 gusht 2018, ajo u la e lirë me kusht. Saujtbaj ka bërë kërkesë për azil në Kazakistan, dhe nuk do të depërtohet në Kinë. Studiuesi i pavarur Adrian Zenz, vlerëson se numri maksimal i personave në kampet e riedukimit në Xinjiang, mund të jetë 1.5 milionë.

Në janarin e vitit 2018, Abdurahman Hasan, një biznesmen ujguri nga Kashgar, u intervistua nga BBC në Turqi. Ai i kërkoi qeverisë kineze të gjente nënën e tij 68-vjeçare dhe gruan 22-vjeçare, pasi mësoi mbi torturat çnjerëzore të kryera në një prej kampeve të riedukimit në Kashgar.

Mihrigul Tursun, një grua ujgure e arrestuar në Kinë, tregoi në detaje torturat dhe rrahjet që kishte pësuar, pasi u lirua nga njëri prej këtyre kampeve. E arsimuar në Egjipt, Tursun shkoi në Kinë në vitin 2015, për të kaluar pushimet me familjen e saj. Ajo u arrestua menjëherë, dhe u nda nga fëmijët e saj të mitur.

Kur u la e lirë 3 tre muaj më vonë, një nga tre fëmijët kishte vdekur, dhe 2 të tjerët kishin probleme shëndetësore. Ajo u arrestua për herë të dytë rreth 2 vjet më vonë. Ndërkohë pak muaj më vonë, u arrestua për herë të tretë, dhe kaloi 3 muaj të tjerë në një qeli burgu të mbipopulluar me 60 gra të tjera, duke u detyruar të flejë me radhë, të përdorë banjën përpara kamerave të sigurisë, dhe të këndonte këngë që i thurin lavde Partinë Komuniste Kineze.

Tursun tha se ajo dhe të burgosurat e tjera, detyroheshin të pinin ilaçe të panjohura prej tyre, përfshirë disa pilula që i bënin të zbehta në fytyrë. Ndërkohë u jepnin edhe një lëng të bardhë, që shkaktonte hemorragji tek disa gra, dhe humbje të menstruacioneve tek të tjerat.

Tursun tha se 9 gra nga qelia e saj vdiqën vetëm gjatë 3 muajve, që ajo ishte e burgosur atje. Një ditë, kujton Tursun, u futa në një dhomë dhe ula mbi një karrige të lartë. Autoritetet më vunë një si helmetë në kokë, dhe herë pas herë i gjithë trupi im dridhej dhunshëm”- dëshmoi Tursun në një deklaratë të lexuar nga një përkthyes.

“Nuk mbaj mend çka ndodhi më tej. Nga goja më doli shkumë e bardhë, dhe fillova të humbas vetëdijen. Fjala e fundit që dëgjova, ishte se të jesh ujgur është krim”- deklaroi ajo. Sipas dëshmive të ngjashme, të arrestuarit përballen rëndom me tortura fizike dhe mendore, për të shtypur besimet fetare disidente dhe lëvizjet separatiste.

Ish të burgosurit dëshmojnë se “detyroheshin të studionin më orë të tëra propagandën komuniste, dhe të falënderonin sekretarin e përgjithshëm të PKK, duke brohoritur:Rroftë Xi Jinping” , si dhe mësojnë të këndonin himnin kombëtar të Kinës dhe këngët komuniste.

Për ata që nuk e zbatojnë këtë urdhër, përdoren ndëshkime të shumta, si qëndrimi në pranga me orë të tëra, tortura e simulimit të mbytjes në ujë etj. Sipas të arrestuarve, ata janë detyruar nga gardianët të pinë alkool dhe të hanë mish derri, të cilat janë të ndaluara në besimin Islam. Shumë të arrestuarve u jepen të pinë ilaçe të panjohura, ndërsa shumë të tjerë kanë tentuar vetëvrasjen./ TIRANA TODAY

Tags: 1.5 milionëindoktrinimkinekomunistmyslimanetortura

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Turneu diplomatik/ Në tetor Pompeo viziton Malin e Zi dhe Maqedoninë, anashkalon Shqipërinë

Deklarata 'befasuese' e Mike Pompeo: SHBA dëshiron që Greqia ta udhëheqë Ballkanin

Vrau policët brenda komisariatit, dalin pamjet nga ‘arratisja’ e hajdutit

Vrau policët brenda komisariatit, dalin pamjet nga ‘arratisja’ e hajdutit

Shteti që nuk ka gra në parlament…

Shteti që nuk ka gra në parlament...

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com