Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“T’i qërojmë si kastravecë, të vihemi ne në Parlament”, përgjigjet epike të qytetarëve (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“T’i qërojmë si kastravecë, të vihemi ne në Parlament”, përgjigjet epike të qytetarëve (VIDEO)

Zyrtarisht ditën e djeshme opozita dorëzoi mandatet e veta, menjëherë pas protestës së mbajtur para Parlamentit. Edhe pse tashmë pritet të vazhdohet me procedurat ligjore, deputetët e opozitës janë të vendosur të çojnë para këtë nismë. Të paktën deri në dorëheqjen e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por, në një dalje mediatike, kryeministri Rama mbrëmjen e kaluar u shpreh se asnjëherë nga këto të dyja nuk do të ndodhë. Mirëpo, ai është i hapur për të pasur dialog me opozitën.

Kështu politika shqiptare është më kokëfortë se kurrë më parë. Asnjëra palë nuk lëshon nga e vetja dhe dialogu duket shumë i largët. Por, çfarë ndodh deri atëherë? Edhe pse ende nuk është mbajtur seancë parlamentare që pas dorëzimit të mandateve, ajo çka pritet është një sallë gjysmë bosh. Ku mazhoranca duket se do të “debatojë” me veten.

Tirana Today pyeti qytetarët se cilët duhet të shkojnë e të ulen në ato karrige boshe. Me nota humori ata thonë se do të ishin të gatshëm të zëvendësonin opozitën.

“Patjetër që do të hyja në politikë, sepse për ne të rinjtë ka nevojë. Nuk do të doja të zija vendin e askujt, do të specifikoja veten time për meritat e mija. Grida Dumën e kanë përdorur dikur si objekt muze, por që jo më. Mbase rinia edhe mua do të më shihnin si diçka frymëzuese për ta.”

“Ja po shkojmë ne pensionistët të zëmë vendin e atyre. Unë do të doja të zija vendin e Edi Ramës. Do të vendosja qetësi në popull, do të zgjeroja zemrën të ndihmoja pleqtë, plakat, të rinjtë. Dhe nuk do të bëja hajdutlliqe siç bën ai.”

“Pse të mos jem unë në Parlament. Do ta ndihmoja këtë popull me gjithë mundësitë që kemi.”

“Se mos ka qenë ndonjëherë opozita, ajo vetëm ka bojkotuar. Unë në fakt jam anëtare e FRESSH-it dhe jam drejt rrugës së politikës. Rinia duhet të jetë në krye të vendit.”

Nga përgjigjet e dhëna për Tirana Today qytetarët janë të lodhur nga kjo klasë politike. Ata kërkojnë një opsion të ri, me fytyra të reja.

“Tani duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme që të zgjidhen njerëz që do ta drejtojnë siç duhet këtë vend. Boll me këta që kemi, këta kanë 30 vjet aty njësoj si në fillim ashtu edhe në mbarim.”

“Gjithë ato pleq e plaka veç e shkatërruan vendin. Duhet të vijë brezi i ri dhe t’i qërojë të gjithë si kastravecë. Ne e ditëm kush ishte Saliu, Rama. Se Luli nuk ia vlen fare, ai nuk di nga merr erë lopa as toka.”

“Unë nuk kam shkollë si të shkoj unë të vihem në qeveri. Duhet me shkollë që të shkosh atje. Ata që janë në Parlament vërtetë janë me shkollë, por u vjetruan. Duam të rinj. Inshalla Zoti e ndihmon këtë vend, se këtu ka marr nga poshtë.”/ TIRANA TODAY

Tags: kastravecëopozitënParlamentqytetarettë rinjtëzëvendësojnë

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit
Aktualitet

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
Next Post
Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse “bijtë e shqipes” i kanë marrë në duar urat e zjarrit

Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse "bijtë e shqipes" i kanë marrë në duar urat e zjarrit

10 vite në burg për një poezi, rrëfimi i Visar Zhitit pasi njohu dosjen e persekutimit

10 vite në burg për një poezi, rrëfimi i Visar Zhitit pasi njohu dosjen e persekutimit

“Ai ka dalë edhe pa brekë”/Manjani: Erjoni dhe Edvini s’kanë më punë me ne

"Ai ka dalë edhe pa brekë"/Manjani: Erjoni dhe Edvini s’kanë më punë me ne







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

by mirseda
12:12 | 11/03/2026
0

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në...

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com