Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Thellohet skandali, formularët e Berishës plotësohen me identitete false

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thellohet skandali, formularët e Berishës plotësohen me identitete false

Të martën “Fiks Fare” tregoi se si një gazetare e saj në Sarandë, kishte firmosur për të thirrur Kuvendin pa qenë delegate. “Fiks Fare” denoncoi parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së, Sali Berisha, për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

“Fiksi” dëshmoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e tij të dy formularëve me identitet fals në “Foltoren” e mbajtur në Fushë-Krujë. Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u dhanë formularët për plotësim dhe firmë. E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Sali Berisha të paraqitej në “Foltoren” e radhës në Fushë- Krujë në 16 nëntor 2021. Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës, gazetarët e “Fiksit” i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar, ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.

Gazetarët e “Fiksit” marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë, i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosjes mbërrin edhe z. Berisha. Skandali për manipulim të firmave për Kuvendin e 11 dhjetorit, ka sjellë valë reagimesh pranë stafit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, ka shpjeguar me detaje procesin e mbledhjes dhe verifikimit të firmave. Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një sqarim në lidhje me denoncimin e bërë publik në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Me anë të një sqarimi publik, Paloka bën të ditur se formularët verifikohen për herë të dytë.

Duket se Berisha kërkon dialog me Bashën. Paloka ripërsëriti kërkesën që të ngrihen dy grupe për verifikimin e firmave, një nga Basha dhe një nga Berisha. Pra duket qartë se ish-kryeministri po kërkon dialog me liderin e PD-së.

SQARIMI:

Mbrëmë Fiks Fare paska transmetuar diçka lidhur me plotësimin e një prej formularëve ku kërkohet mbledhja e Kuvendit të PD me 11 dhjetor! Gazetarja e Fiks-it paska përfituar nga Foltorja e Sarandës dhe ka arritur të sigurojë dhe të plotësojë një prej formularëve. Unë vetë nuk e kam ndjekur emisionin se kam disa vite nuk e shoh fare as Top-Ch e as mediat e tjera në shërbim të Ramës thjeshtë për ekonomi kohe, por e lexova rastin nëpër portale. Ajo që duket “interesante” këto kohë, është se të gjitha mediat në shërbim të Ramës dhe të ashtuquajturit analistë që dihet se paguhen nga Rama, papritur janë vënë të gjithë në mbrojtje të kryetarit të PD!!! Sidoqoftë kjo është çeshtje e tyre!

Po pavarësisht kësaj, të përqendrohem tek rasti. Si fillim një këshille profesionale për gazetarët e Fiksit, meqenese dikur kam bërë dhe gazetarin investigativ. Do duhej ti shkonit deri në fund këtij që ju e quani investigim. Në se pasi plotësoi formularin, gazetarja do vinte tek unë dhe siç kanë bërë gazetarë të tjerë, të kërkonte të shihte formularët. Të kërkonte specifikisht ato të Sarandës. Nëse midis tyre do të gjente formularin e plotesuar nga ajo vetë, ateherë ky do ishte vertetë një “investigim” i çuar deri në fund dhe i suksesshëm.

Unë besoj që kjo nuk ka ndodhur jo sepse gazetarja nuk e ka menduar, po sepse qëllimi nuk ka qenë investigimi i se vertetës por manipulimi i opinionit. Tani një sqarim për ata që janë të interesuar. Përpara se unë të pranoja të merrja në dorëzim dhe nën përgjegjësinë time, 4200 formularet nga perfaqësuesit e firmëtarëve, pata një takim të gjatë me ta kundër të tjera kërkova informacion dhe për mënyrën se si ishte proceduar me plotësimin e formularëve. Po ashtu bëra një kontroll vertikal të formularëve.

U sqarova me atë rast se formularët janë administruar në fazën e plotësimit të tyre, prej drejtuesve të PD në degë, duke filluar nga kryetarë, nënkryetarë e sekretarë degësh, deri tek drejtuesit e grup seksioneve. Këta, të pajisur me listën e delegatëve të degës së tyre, pas mbledhjes së formulareve kanë bërë dhe seleksionimet paraprake në degë, duke administruar vetëm formularët e delegatëve dhe jo edhe të anëtarëve të thjeshtë, që mund të kenë plotësuar formularë nga dëshira për të shprehur vullnetin e tyre e mbase pa dijeni që formularët vlejnë vetëm për delegatët.

Pas kesaj faze të parë, formularët e degëve, janë dorëzuar tek një grup pune të ngritur në Tiranë nga përfaqësuesit e firmëtarëve. Ky grup pune ka bërë jo vetëm një verifikim të dyte të faktit në se firmetarët janë apo jo delegatë, por ka seleksionuar dhe formularë të plotësuar në mënyrë jo të rregullt edhe kur firmetari ka qenë delegat. Në këto raste është rikthyer formulari për tu plotesuar në mënyrë korrekte.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë (pra përpara këtij “investigimit” të Fiksit) unë e kam deklaruar pikërisht këtë fakt, që firmëtarët kanë mbledhur rreth 5 mijë formulare, po këto janë verifikuar dhe seleksionuar paraprakisht dhe kanë konkluduar me ata 4200 formularë delegatësh.

Në ditën që unë ftova gazetarët në zyrën time për verifikim, (pasi drejtues të PD u shprehën që formularët nuk ekzistonin) ju kam deklaruar dhe paraqitur, perveç 4200 formularëve që u depozituan në zyrën time me datën 10 nëntor edhe një dosje tjetër blu, ku janë formulare të ardhur pas kësaj date. Të gjithë formularet e ardhur e që vazhdojne të vijnë pas datës 10, po i administroj në dosje të veçantë pra, megjithëse dhe për ato kam kërkuar që të ndjekin të njëjtën rrugë seleksionimi.

Sa për konkretizim; jo më larg se dje, një nga deputetët më solli disa formulare të tjerë. Megjithese deputeti , ka qenë dhe drejtuesi i degës deri pak kohe më parë dhe më konfirmoi qe i njeh dhe ka verifikuar përsonalisht firmëtarët, une i kërkova që fillimisht ti kaloje tek grupi i punës dhe ata të mi dergojnë mua si në rastet e tjera.

Të gjitha këto kërkesa dhe verifikime nga unë janë bërë sepse mora përsipër përgjegjësinë e depozitimit të formularëve duke e ditur që do të kishte debate, do hidheshin dyshime të qëllimta dhe do bëhej kjo lojë që po bëhet për delegjitimimin e tyre.

Edhe një herë unë ju bej thirrje palëve, (po kryesisht palës që ka shprehur dyshimet ) në se duan, le të caktojnë përfaqesues dhe të bëjnë verifikimin një për një të formularëve dhe të delegatëve që i kanë plotësuar. Ne se nuk kanë vullnetin ta bëjnë këtë, atëherë me 11 dhjetor, siç e kërkon procedura, komisioni i mandateve të Kuvendit, do ta bëjë dhe këtë proces transparent për të gjithë. Vullneti i shumicës së demokratëve as nuk mund të injorohet e ca me tepër të denigrohet nga ata që duhet të perulen të parët përpara tij!

 

Tags: BerishaformularëtPaloka

TË LIDHURA

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”
Aktualitet

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”

17:34 | 22/05/2025
Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë
Aktualitet

Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë

17:32 | 22/05/2025
“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”
Aktualitet

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”

17:05 | 22/05/2025
Next Post
Partinë apo koalicionin fitues? Meta tregon kë do mandatojë pas 25 prillit

Kushtetuesja vendos për shkarkimin e Metës më 18 janar

Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD-ja

Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD-ja

Dënimi me vd*kje nuk është zgjidhja!

Dënimi me vd*kje nuk është zgjidhja!

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri
Showbizz

Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

by mirseda
18:22 | 22/05/2025
0

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim provokues...

Parashikimi i motit, 19 Mars 2024

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

17:40 | 22/05/2025
SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”

17:34 | 22/05/2025
Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë

Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë

17:32 | 22/05/2025
Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

17:30 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com