Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zv.ministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila deklaroi se Nato kishte kryer gjenocid ndaj serbëve.
Haradinaj shprehet se ato deklarata janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj.
‘Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq’, shkruan Haradinaj.