E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Vrasja e “Nardit të bujtinave”, në pranga 3 persona

Arrestohen tre persona, të dyshuar si bashkëpunëtorët kryesorë të vrasjes së ndodhur më 20 mars, ku u ekzekutua Nardi Polia në një atentat.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar K.S., 27 vjeç, ndërsa në pranga kanë rënë shtetasi G.T. 26 vjeç, K. T., 29 vjeç dhe A.M., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Vijon puna për dokumentimin e plotë  me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019.

Finalizohet operacioni “Step By Step”.

Në pranga tre bashkëpunëtorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P. Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019.

Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve:

– G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.

– K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

– A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27  vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për  ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...