Qeveria po zhvillonte një mbledhje live gjatë mesnatës, kur një lëkundje e fortë tërmeti goditi kryeqytetin. “Godina po lëkundet”, tha Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit të drekës.
Në momentin që u ndje tërmeti, qeveria shqiptare po zhvillonte një mbledhje emergjente, teksa ministrat po raportonin për problematikat e krijuara të ‘maratonës’ së tërmeteve.
Ka qenë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që e ka njoftuar tërmetin, duke thënë: “Po përpiqem të mos më lëkundet zëri”.