Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6, duket se ka shkrirë akujt mes Greqisë dhe Turqisë.
Pas lëkundjeve të forta sizmike që përjetuan të dyja vendet, kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka telefonuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Mësohet se të dy politikanët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar njëri-tjetri nëse do jetë e nevojshme.
Turqia u trondit nga tërmeti rreth orës 13:00 teksa Izmiri është zona më e prekur, ku deri më tani raportohen për 6 viktima dhe mbi 200 të plagosur.
Ndërkohë, lëkundjet u ndjenë edhe në ishujt grekë të Samos, ku fatkeqësisht dy fëmijë humbën jetën.
Prej kohësh, dy vendet kanë patur tensione për shkak të eksplorimeve për naftë në detin Mesdhe.