Pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.6 ballë, Greqia përjetoi sot edhe një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj, raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan 1,690 të infektuar.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), informoi se 5 pacientë nuk e fituan dot betejën me virusin.
Spitalet janë të mbingarkuar, teksa në kujdesin intensiv po trajtohen 128 persona.
Që prej fillimit të pandemisë, në Greqi janë regjistruar 37,196 raste dhe 620 viktima nga Covid-19.
Greqia dhe Turqia u tronditën nga lëkundje të fuqishme sizmike, mesditën e sotme rreth orës 13:00.
Vendi fqinj regjistron deri më tani 2 viktima, ndërsa Turqia 12 dhe mbi 400 të plagosur.